Basha: Kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, thotë seraporti i fundit i EuCham që e rendit Shqipërinë ndër tre vendet e fundit nëeuropë për të bërë biznes, konfirmonqartë se kjo qeveri ka dështuar.
Sipas tij, sot kriza është shtrirë në çdo hallkë tëekonomisë.
“Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon,më pak tërheqëse për investime. Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta,mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune. Me planin tonë ne do të kemi taksën e sheshtë 9%, do të luftojmë konkurencën e pandershme dhe korrupsionin, do ti japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët”, thotë Basha.
Shqipëria renditet në tre vendet e fundit europiane sai takon klimës së të bërit biznes. Dhoma Europiane e Tregtisë, që përmbledh nëvetvete mbi 20 milionë kompani sipërmarrjeje përmes 43 dhomave kombëtare tëtregtisë publikoi raportin për 2020.Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet nëvendin e 44-t nga 46 vende që janë marrë në analizë.
Sipas “European Chamber”, vendi ynë së bashku meMaqedoninë e Veriut dhe me Francën kanë pësuar rënien më të madhe në klimën etë bërit biznes në krahasim me 2019.

Raporti i fundit i EuCham që e rendit ?? ndër tre vendet e fundit në ?? për të bërë biznes, konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar: sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë. Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon,më pak pic.twitter.com/muOXUedl9j
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) September 3, 2020