Maliq: 14-vjeçari grabit dyqanin dhe merr një sasi lekësh, cigare e ushqime

Një 14-vjeçar është proceduar penalisht nga policia pasi në fshatin Vloçisht në Maliq, ka vjedhur një sasi lekësh, disa steka cigare dhe artikuj ushqimorë.

‘’Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, referuan materialet hetimore pranë Prokurorisë në ngarkim të shtetasit L. C., 14 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, pasi në këtë fshat, ky shtetas ka vjedhur në dyqanin e shtetases N. J., 54 vjeçe, një sasi lekësh, disa steka cigare dhe artikuj ushqimorë’’, informon policia.

Kjo është një njgarje e përsëritur, pasi vjedhjet nëkëtë fshat janë të njohura edhe mbi pjesën e produkteve bujqësore si fasuletdhe bimët medicinale.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit GjyqësorKorçë për veprën penale "Dhuna në familje" dhe "Vjedhja".