Vijojnë rradhët, ambasada shqiptare në Athinë: Ju vuani çdo ditë, na shikoni ne

Masat anti-covid të marra nga Greqiabëri që shumë emigrantë shqiptarë të kalojnë ditë e netë në rradhë në Kapshticë, në pritje për të kaluar kufirin.

Më pas, shteti grek vendosi kuotëne kalimit për 300 persona çdo ditë, e megjithatë, shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, shprehen të irrituar, dhe se duhet bërë më shumë e më mirë.

Ndërkohë, ambsada shqiptare në Athinë, shprehet se këta qytetarë vuajnë një ditë, por se ata u shërbejnë çdo ditë, dhe me orare të zgjatura përtë dhënë shërbimin e merituar.

Postimi i Ambasadës shqiptare në Athinë

''Ora 21:30
Të dashur bashkëatdhetarë!
Ju vuani një ditë, ne jemi të njejtët dhe ju shërbejmë çdo ditë! Siç e shikoni po punojmë me orare të zgjatura që të arrijmë t’ju japim shërbimin që meritoni! Kini besim, nga 15 tetori 2020 çdo gjë do jetë siç e keni shpresuar! Kërkojmë thjesht mirëkuptim nga ata që do vijnë në ditët në vijim dhe të respektoni rregullat dhe oraret orientuese që kemi caktuar.''