Droni zbulon kanabisin në Gramsh, arrestohen dy të rinj
Dy persona janë arrestuar në kuadër të operacionitpolicor i koduar “Droni 2020”, për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëvenarkotike.
Shtetasi E. XH., 37 vjeç, banues në fshatin Grabovë,Gramsh dhe E. T., 33 vjeç, banues në Burrel, kishin kultivuar bimë narkotike.
Në lokalin e 37-vjeçarit, policia ka gjetur disa faratë dyshuara si fara kanabisi.
‘’Si rezultat i kontrollit të territorit me anë të dronit dhe informacioneve të marra në rrugë operative se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Grabovë e Poshtme, Gramsh, kishin kultivuar bimë narkotike, si dhe falë punës së mirorganizuar dhe reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur evidentimin dhe goditjen e këtij rasti. Në vijim të hetimeve, në lokalin e shtetasit E. T., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa fara të dyshuara si fara kanabisi’’, informon policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.
(Foto ilustruese)