Instituti i njohur gjerman: Shqipëria mbetet zonë rreziku, detyrim karantinimi dhe testimi
Shqipëria vazhdon të kosiderohet një zonë rreziku nga Instituti Robert Koch.
Ambasada gjermane përmes një postimi në facebook u kujton të gjithë udhëtarët nga Shqipëria që hyjnë në Gjermani kanë detyrim karantinimin dhe testin e koronavirusit.
"Ata janë të detyruar që menjëherë pas mbërritjes të nisen direkt drejt vendbanimit të tyre ose një strehimi tjetër të përshtatshëm (p.sh. hotel) dhe të qëndrojnë atje për një periudhë prej 14 ditësh pas hyrjes së tyre (karantinë).
Udhëtarët që hyjnë në Gjermani janë gjithashtu të detyruar të informojnë autoritetin shëndetësor përgjegjës për ta mbi adresën e tyre të qëndrimit në Gjermani. Ata janë gjithashtu të detyruar që me kërkesë të autoriteteve të paraqesin rezultatet e testimit për koronavirusin e ri" informon ambasada gjermane.
Çdo kush mund të testohet falas brenda 72 orëve nga mbërritja edhe nëse nuk kanë marrë ende një kërkesë të tillë. Kjo është e mundur në shumë aeroporte në Gjermani.