Shqiptarëve të Malit të Zi u duhet një BDI, Çejku: Abazoviç, tullumbace e fryrë nga dështimet e Gjukanoviç
Fitorja e opozitës pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi përdiplomatin Arben Çejku nuk ishte aspak surprizë. Për Rtv Ora ai thotë seautokracitë gjithmonë e kanë një fund.
Çejku: Gjithmonë ka një fund dhe autokracitë nuk mund të mbahen gjatë pavarësishtse Gjukanoviç ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për ecurinë e Malit tëZi, shkëputja nga federata serbo-malazeze, pavarësinë e vendit, orientimineuroatlantik të Malit të Zi dhe stabilitetin e brendshëm. Përballë zhvillimevedemokratike asgjë nuk është e pamundur.
Sipas tij, arroganca e pushtetit të Gjukanoviç e kaushqyer fuqinë e opozitës, e cila pavarësisht disa nuancave pro-serbe dhepro-ruse, gjithësesi në kontekstin e një pluralizimi politik dhe të njëzhvillimi të zgjedhjeve të lira dhe të drejta do të merrte një rezultat një ditëtë caktuar.
Çejku: Të dy palët kanë ndihmuar njëra-tjetrën por mendoj se Gjykanoviç mepamundësinë e ndryshimeve të lidershipit të partisë së tij dhe mosdhënien emundësisë për një zgjidhje dhe zgjedhje më të mirë e orientoi elektoratin në njëdrejtim tjetër duke sjellë surpriza, siç ishte fitorja e opozitës.
Çejku vlerëson se presidenti Gjukanoviç ka qenë një llojmbreti i pashpallur i Malit të Zi dhe përkundrejt akuzave për korrupsion dheautoritarizëm, ku pasuria e tij nga mediat ndërkombëtare është vlerësuar 12milon euro, Perëndimi ka mbyllur një sy për hir të stabilitetit.
Çejku: Nuk kanë munguar akuzat. Ka qenë një lloj mbreti i pashpallur i Malittë Zi, për hir të stabilitetit Perëndimi ka mbyllur një sy dhe i është bërë dëmproceseve demokratike. Kemi një Mal të Zi që nuk ka ngritur dot institucionefunksionale të drejtësisë, ka një superkontroll partiak mbi këto institucione.Mali i Zi gjithmonë është parë si një vend në të cilin duhet të prevalojëstabiliteti. Shkëputja e Malit të Zi nga Serbia dhe çështja e Kosovës kandikuar që gjithmonë Perëndimi të shohë te Gjukanoviç dhe Mali i Zi mundësinë enjë stabilitetit të përgjithshëm të rajonit por kjo nuk mund të vazhdojë pafund kur autokracia i mbivendoset normalitetit demokratik. Janë qytetarëtmalazezë dhe sidomos ish-mbështetës të Gjykanoviç që kanë votuar përAbazoviçin, politikanin shqiptar që është në një parti me tre ngjyra që kamalazezët, shqiptarët dhe serbët brenda.Janë votues edhe të partive pro-serbe.Por ata serbë që janë Malin e Zi nuk duhet të harrojmë se janë natyralizuar dhenuk mund të kemi një përjashtim për hir të pluralizimit etnik.
Përcaktues në formimin e koalicionit për krijimin e qeverisësë re ishte shqiptari Dritan Abazoviç me partinë e tij URA.
Çejku: Është një pushtet kalimtar pavarësisht se profili i tij politik kaprovokuar shpesh herë, është një Beppe Grillo apo Tsipras i Malit të Zi.Janë fenomene të njohuraku ka pasur probleme me funksionimin e demokracisë. Edhe në Shqipëri kemi pasurparti të ekstremit nacionalist apo ngjyrimeve të tjera. Faktori ndërkombëtar poi lë të rrjedhin në gjendje të lirë zhvillimet në Mal të Zi.Nuk mund të ketë njëdiktim të zhvillimeve derisa vota është e qartë pro-opozitës.Ndoshta rrotacionido ti bëjë mirtë dhe partisë së Gjukanoviç që duhet të shkëputet nga modeli ipartisë-shtet.
Emegjithatë, Çejku thotë se Abazoviç është një tullumbace që është fryrëpër shkak të dështimeve të Gjukanoviç.
Çejku: Duke ditur se nuk merr dot mbështetje nga vota shqiptare ka luajturrolin e një jugosllavenci të kohës së Titos.E ka luajtur këtë kartë dhe po eluan duke provokuar edhe vetë shqiptarët. Është kthyer në një kafshë politike përtë arritur ambiciet e tij por ende nuk është sprovuar në bashkëqeverisje meparti pro-serbe dhe pro-ruse. Mendoj se si fenomen është i përkohshëm sepse nuke ka bazën të qartë, nuk ka elektorat të qëndrueshëm dhe mund ta braktisë shumëshpejt nëse nuk përmbush premtimet që u ka dhënë.
Ish-ambasadori shqiptar në Kosovë dhe Maqedoni nuk shehndonjë rrezik të mundshëm për destabilizim të Malit të Zi.
Çejku: Është vend i vogël dhe pavarësishtretorikës nacionaliste apo relacioneve me Beogradin, në kontekstin e njëstabilteti të rajonit SHBA dhe BE nuk do të lejojnë të ketë surpriza që mund tësjellin destabilitet në rajon.Janë shumë më të interesuar për pjesëmarrjen nëpushtet sesa një radikalizim, përmes pushtetit do të bëhet edhe zbutja eradikalëve pro-rusë dhe pro-serbë.
Fituesi real i zgjedhjeve nqë Mal të Zi nga analistët ështëkonsideruar mitropoliti i kishës ortodokse serbe, që duhet theksuar se fakti sevotoi për herë të parë në historinë pluraliste të këtij shteti.
Sipas Çejkut, përzierja e religjionit me politikën është gjëjamë e gabuar që mund të ndodhë.
Nga ana tjetër ai tërheq vëmendjen që faktori shqiptar në Mal të Zi ta lexojë si duhet këtë periudhë dhe sipas tij ka ardhur koha që të unifikohen në një forcë politike progresive që të mbetet gjithmonë aty si një faktor siç BDI ka 20 vjet që dikton qeverisjet në Maqedoninë e Veriut.
Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana