Zenka përjashton bashkëpunimin me opozitën malazeze: Mund të tërheqin njohjen për Kosovën

Koalicionet kryesore opozitare në Malin e Zi duketse janë pranë arritjes së një marrëveshje për t’i dhënë fund pushtetit30-vjeçar të partisë së presidentit Milo Gjukanoviç, duke prezantuar parimet eqeverisë së tyre.

Me një deklaratë të përbashkët, pretendentët e rinjtë fronit politik thanë të martën se qeveria e tyre do të përbëhet ngaekspertë, do të jetë demokratike dhe do të zbatojë të gjitha reformat për tëmundësuar anëtarësimin sa më të shpejt të vendit në Bashkimin Europian.

I ftuar në një intervistë për Ora News kryetar iUnionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmet Zenka u shpreh se krahu opozitar ështëi përbërë nga palë proruse dhe proserbe.

Ai thotë se nuk do të pranojë ofertën për të marrëkrahun opozitar pasi me retorikat e tyre, mund të arrihet dhe tërheqja enjohjes së pavarësisë së Kosovës.

Zenka:Kënaqësia jonë e veçantë është qëshqiptarët fituan nga një deputet dhe ka ngritje të dukshme të votave ngakoalicionet e veta. Sa i përket partisë URA, ato duhet të mendohen mirë se çfarëdo të bëjnë, a do kenë orientimet perëndimore apo të tjera. Orientimet e tjeraçojnë deri në heqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Mandatin për krijimine qeverisë do ta fitojë anëtari i partisë që ka dalë e para në vend dhe kështuqë Presidenti Gjukanoviç, ofertën e parë për krijimin e qeverisë do ta japipartisë më të madhe që ka një afat të caktuar që nëse ka mundësi apo jo ta bëjëshumica. Nëse nuk munden, atëherë ofertën do ta marrë krahu opozitar. Ne nukulemi në tavolinë me ato parti që bëjnë mohimin e shtetit të Kosovës dhe qëflet me retorikën e viteve 90, të luftës.

Këtakanë vendosur përpara vetes disa parime që do të plotësojnë të gjitha obligimetndërkombëtare të cilat janë kundrejt Bashkimit Europian. Mund të shihni në rrugëte qyteteve të Malit të Zi një krah serb i cili ishte dhe pjesa më e fortë e kësajopozite. Idhtarët e tyre dalin me një retorikë tjetër. Nuk shoh çka mund t'ibashkojë opsionet e tyre përveçse një arsye subjektive që i kanë akumuluarbrenda vetes kundrejt personave të caktuar në partinë më të madhe tëGjukanoviçit. Unë uroj që ato të kthjellohen dhe të shohin se në çfarë gjendjemund ta çojnë Malin e Zi me një qeveri e cila brenda strukturës së vetë do tëketë 70 përqind të politikës që do të shkojnë deri në tërheqjen e pranimit tëKosovës dhe të mospranimit në NATO dhe orientimin e vendit drejt lindjes, Rusinë.Në këto zgjedhje ka qenë e dukshme një prezencë e madhe e Kishës Serbe dheSerbisë në Mal të Zi.

Në zgjedhjet parlamentare të së dielës, PartiaDemokratike e Socialistëve e drejtuar nga Gjukanoviçi mori  40 nga 81 mandatet së bashku me partitë epakicave dhe partnerët tradicionalë.

Ndërsa opozita serbe dhe aleatët siguruan më shumëse gjysmën e mandateve apo  41 gjithsej.

Intervistanë studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti online Endi Mullaj