Hoti: Në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike për Kosovën
Përmesnjë postimi në facebook, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bën me dije se delegacionii Kosovës do të takohet në Uashington me sekretarin e shtetit Pompeo dhe mezyrtarë të tjerë të lartë.
Ai shkruanse në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë çuar nëliri dhe pavarësi të shtetit kosovar.
Hotishtoi se edhe këtë herë nuk do të jetë ndryshe.
Hoti: Delegacionii Kosovës në Ëashington do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, me Sekretarin eShtetit Pompeo, me zyrtarë të MCC-së, të DFC-së, me përfaqësues të komunitetitshqiptar në SHBA, me rrjetin e bizneseve të mërgatës në SHBA etj. Në Shtëpinë eBardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë quar në liri, pavarësidhe integrim euro-atlantik të shtetit të Kosovës. Nuk do të jetë ndryshe edhekëtë herë. Qeveria e Kosovës do të prezantojë projekte të mëdhainfrastrukturore dhe energjetike që kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin evendeve të punës në Kosovë, por që ndikojnë në integrimin më të mirë të Kosovësnë tregun regjional dhe evropian.
Liderët e Kosovës dhe Serbisë pritet tëtakohen më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, me ftesën që u ka bërëkëshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brein.
Ky takim fillimisht ishte planifikuar tëmbahej më 2 shtator. Por, ai është shtyrë për dy ditë më vonë.
Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë,Aleksandar Vuçiç, më 22 gusht ka deklaruar që në këtë takim “ekziston mundësiaqë të paraqitet presidenti i SHBA-së Donald Trump, në rast se palët merren veshpër diçka.