Kraki: Delegacioni sharlatan i Kosovës shkon në Washington për të humbur diçka, Serbia për të marrë

Takimi i zhvilluar në Bruksel për dialogun Kosovë -Serbi më 27 gusht nuk prodhoi marrëveshje mes përfaqësuesve të lartë të dyshteteve.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian përdialogun, Miroslav Lajcak deklaroi se bisedimet nuk ishin të lehta por që ështëbërë një hap përpara.

Teksa pritet që të dy palët të takohen në Washingtonmë 4 shtator, analisti Nezir Kraki është skeptik për delegacionin përfaqësues tëKosovës.

Në një intervistë për Ora News, ai thotë sedelegacioni është i dobët e i përbërë nga persona pa përvojë dhe pa bagashhistorik të këtij procesi. Kraki shprehet se Kosova shkon për të lënë diçka ndërkohëqë Serbia shkon me ide të qarta për të fituar.

Kraki:Nuk mendoj se do të ketë marrëveshje tëimponuar. Mund të ketë surpriza në rrafshin e ndërlidhshmërisë ekonomike e tregtareKosovë-Serbi. Të dy vende kanë pasur marrëdhënie shumë të mira këto 20 vite.Serbia pret surpriza pasi shkon në Washington për të fituar diçka. Kosova shkonnë Washington për të lënë diçka. Kjo është ana tragjike dhe të dy vendet janë tëvetëdijshme. Këto janë taktika të serbëve. Në paraqitje ata janë vajtues por nëprapaskena ata janë shumë të qartë dhe konkretë se çfarë duan të marrin dheçfarë do kundërshtojnë. Hoti mund  të jetëteknicien i mirë i profesionit të vetë si ekonomist. Në një postim timin nëFacebook unë me humor thashë se që prej kohës së pellazgëve e deri më sot,Kosova nuk ka dërguar një delegacion më të dobët dhe më sharlatan se ky që udhëtoinë Washington. Në atë ekip nuk ka as përvojë dhe as i bagazh intelektual, nukka as historik të udhëtimit sociopolitik të Kosovës brenda Jugosllavisë dheSerbisë dhe përpjekjes luftarake të Kosovës. Vuçiç mund të shkojë dhe vetë në Ëashingtondhe nuk ka nevojë për një delegacion prej 10 persona. Kjo pasi ai e di mirë seçfarë kërkon dhe çfarë do marrë. Nuk u duhen 10 persona për të pranuar njëdhuratë.

Dy ditë pas takimit në Washington, dy delegacionet do të takohen sërish në Bruksel. Duke kujtuar përpjekjet e viteve më parë për dialogun, Kraki thotë se Hoti nuk ka se çfarë të përfitojë nga BE më shumë se sa liberalizimi i vizave, kjo pasi sipas tij, BE për momentin ndodhet në asfiksi totale.

Kraki:Para 8 viteve kur Edita Tahiri udhëtontepër bisedime në Bruksel, Kosova insistonte në bisedime teknike. Serbia ka pasurstrategji nacionale për kthimin e këtyre bisedimeve teknike në bisedimepolitike dhe ja arriti. Me ndihmën e Presidentit Thaçi dhe fushatat e tijantishtetit të Kosovës, Serbia arriti të kthejë statusin e Kosovës në diskutim.Tani duke e konsideruar si diçka të fituar, ne tani duam të bisedojmë në çështjeteknike. Nuk e di se çfarë  do të mund tëkërkojë Hoti në Bruksel përveç liberalizimin e vizave për Kosovën. BE nuk ka seçfarë t'i propozojë pasi është në hall për vete. Ata nuk kanë qëllim për tuzgjeruar apo për tu demokratizuar në këtë moment. Është pranë një asfiksietotale. Janë ëndrra ato integrimet. Nuk do ketë integrime për shumë vite. BEmund të ofrojë një presion mbi Spanjën apo Rumaninë për njohjen. Duhet të ketënjë strategji për të kërkuar diçka konkrete. Serbia ka avancuar konkretisht nëBE.

Intervistane studio me gazetarin Xhoi Malësia, përgatiti online Endi Mullaj