Greqia e nis shtatorin me 207 raste të reja me Covid dhe 5 viktima, 38 pacientë në intubim

Greqiaregjistroi 207 raste të reja me Covid-19 në ditën e parë të shtatorit, njoftoi OrganizataKombëtare e Shëndetit Publik.

Në tënjëjtën kohë, 38 pacientë janë në intubim ndërsa u regjistruan dhe 5 vdekje në24 orët e fundit.

Mosha mesataree pacientëve në intubim është 68 vjeç. 10 (26.3%) janë  femra dhe pjesa tjetër meshkuj. 94.7% epacientëve të intubuar kanë një sëmundje themelore ose janë  mbi 70. 

Numri ipërgjithshëm i rasteve të infeksionit ka shkuar në 10524, 55.5% e të cilëve janëmeshkuj.

2112 (20.1%) konsiderohen të lidhura me udhëtimet nga jashtë dhe4710 (44.8%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

Ndërkohë me 5 viktimat e sotme numri total i të vdekurve që ngafillimi i pandemisë ka shkuar në 271. 97 (35.8%) janë femra, të tjerëtmeshkuj. Mosha mesatare e tyre  është 78vjeç dhe 95.9% kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese.