Kosovë: 338 pacientë me COVID-19 në spitale, 8 të vdekur dhe 147 raste të reja
Vijon të paraqitet e rëndë situata mekoronavirusi në Kosovë. Këtë të martë Instituti Kombëtar i ShëndetësisëPublike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se janë shënuar edhe 8 viktima ngasëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.
Sipas IKSHPK-së në bazë të 534 mostrave të testuara janëregjistruar edhe 147 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.
Nga sëmundja janë shëruar 197 pacientë derisa numri i rasteve aktive është3.276.
Bazuar në këto të dhëna, që nga fillimi i pandemisë në muajin mars, nëKosovë janë regjistruar gjithsej 13.601 raste të të infektuarve, prej tyre 533kanë vdekur ndërsa 9.792 janë shëruar.
Aktualisht në trajtim janë432 pacientë. Prej tyre, 338 janë të infektuar me koronavirusin e ri, që eshkakton sëmundjen COVID-19.
Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se 8 pacientëjanë në respiratorë, 27 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP,derisa 293 të tjerë janë në oksigjenoterapi.
Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovësdhe në spitalet rajonale.
Më herët Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj,miratoi të martën një propozim të grupit profesional të Agjencisë së Kosovëspër Produkte dhe Pajisje Medicinale, që kjo e fundit të lëshojë licencë importipa autorizim të marketingut, për produktet Remdesivir, Favipiravir dheHidroksiklorinë.
Këta barna përdoren për trajtimin e pacientëve me COVID-19, sëmundjen që eshkakton koronavirusi.
Në një komunikatë për media të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet semiratimi i ministrit Zemaj “vlen për periudhën gjatë pandemisë COVID-19 deri nëshfuqizimin e vendimeve të Qeverisë për masa të veçanta”.