Celula terroriste mbetet në burg, këta janë tre të arrestuarit në Maqedoninë e Veriut

Këta janë tre personat e arrestuar një ditë më parë nëMaqedoninë e Veriut si pjesë e një celule terroriste.

Policia maqedonase i identifikoi ata vetëm me iniciale, përkatësisht  shtetasi B.A. (28) nga Kumanova, me banim në Shkup nën akuzë për krimi të organizuar dhe korrupsion dhe V. А. (22) dhe E.L. (25), të dy nga Kumanova, për veprën penale ‘organizatë terroriste’ dhe 'terrorizëm'.

Ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë 30ditë paraburgim. Sipas kreut të Agjencisë ndërkombëtare të sigurisë, ViktorDimovski, objektivi i grupit në fjalë kanë qenë objektet  e rëndësisë së lartë në vend.

Policia sqaroi një ditë më parë se të arrestuarit janë personatë kthyer nga luftërat jashtë Maqedonisë së Veriut dhe më parë kanë qenë tëdënuar.

Grupi me emrin “Celula” ka ideologji të ngjashme me organizatënterroriste Shteti Islamik (ISIS) dhe qëllimi i këtij grupi , ishte kryerja eakteve terroriste në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë arrestimit të të dyshuarve, u gjetën edhe dy rripa shpërthyes, dy pajisje me tela me trashësi të ndryshme, dy radio-stacione, një siguresë për pajisje shpërthyese, një kompjuter laptop, nëntë telefona celularë, pesë karta SIM, rroba kamuflazhi, dy thika etj.

LEXO EDHE: Arrestohet një grup terrorist me ideologji të ISIS-it në Maqedoninë e Veriut