Greqi, flet gruaja e 59-vjeçarit shqiptar që plagosi infermieren: U operua padrejtësisht
59-vjeçari shqiptari cili goditi infermieren dje në Attikon dhe më pas bëri vetëvrasje udiagnostikua me kancer marsin e kaluar.
Ai ishte i shtruar në spital që nga 19 gushti i këtij viti.
Ndërkohë, sipas gruassë tij, 59-vjeçari me origjinë shqiptare, ishte operuar padrejtësisht në ditëte fundit.
59-vjeçari Petro Çako u diagnostikua me kancer marsin ekaluar dhe më 19 gusht iu nënshtrua një operacioni pneumotoraksipër të hequr një tumor.
Që atëherë ai potrajtohej në klinikën e kardiologjisë në katin e parë të spitalit.
Siç e përmendigruaja e tij në "Kathimerini", 59-vjeçari nuk kishte histori tëçrregullimeve mendore, megjithatë, ditët e fundit ai tha vazhdimisht se i ishtenënshtruar operacionit padrejtësisht.
Mësohet se59-vjeçari jetonte në një dhomë katërshe dhe ai i ra ziles dukethirrur infermieren për ndihmë.
Ai po e priste menjë thikë kuzhine pas derës dhe sapo hyri ai e sulmoi atë, e rrëzoi në tokë dhevazhdoi ta godiste me duar.
Më pas 59-vjeçari ungjit në katin e 5-të, në klinikën e ortopedisë dhe u vetëvra.
Infermierja është një 32-vjeçare, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve .
Ajo ka dëmtime në kokë, gjoks dhe shpinë dhe gjendja e saj është e rëndë, por nuk ëhstë në rrezik për jetën.
Lexo edhe: Greqi: Shqiptari plagos me thikë infermieren, vret veten duke u hedhur nga kati i 5-të