Kosova bëhet gati të hapë shkollat

Ministria e Arsimit e Kosovës ka caktuar 14 shtatorin si datënpër fillimin e vitit të ri shkollor.

Shtyrja nga 1 shtatori u konsultua ditë më parë me organet eshëndetësisë me qëllim sigurimin e kushteve të për fëmijët, mësuesit dheprindërit në kushtet e pandemisë së koronavirusit.

Institucionet arsimore të kryeqytetit tashmë podezinfektohen dhe janë gati të hapin dyert sipas rekomandimeve të Ministrisë, nërespektim të distancave dhe higjienës.

Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët, “Faik Konica” nëPrishtinë, ekipi drejtues ka afishuar postera ndërgjegjësues, ka riorganizuaroraret për të evituar klasat me shumë nxënës dhe ka krijuar një dhomë tëposaçme për ata që dyshohen për simptoma apo kontakte me persona të infektuar.

...Nxënësit të cilët janë potencial do t’i izolojmë aty derisa të vijë prindi që t’i tërheq. Ndërsa nëse ndodh që gjatë procesit mësimorë kemi ndonjë nxënës i cili do të jetë me COVID-19, atëherë do të procedojmë sipas protokollit ashtu siç është e paraparë, që ndoshta ndodh që grupi shkon në izolim për disa ditë derisa të përcillen apo bëhen edhe testet.”

Përgatitjet për vitin e ri shkollor në Kosovë janë bërë edhenë shkollën “Naim Frashëri”.

Vllasaliu: “Është dezinfektuar komplet shkolla, është ndarë një dhomë që në rast nevoje nëse fëmija ka ndonjë simptoma, janë caktuar mësimdhënësit të cilët kryesisht i kemi përzgjedh ata që kanë kryer ndonjë shkollë të mesme të infermierisë, me kutin e ndihmës së parë ata do t’i ndërmarrin masat derisa ne të lajmërojmë prindërit...”

Në udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik tëKosovës kërkohet që shkollat të sigurojnë distancën 1,5 metra, dezinfektimin eduarve në çdo hyrje-dalje, që nxënësit të përdorin maska gjatë mësimit dhe qët'u matet përditë temperatura, sikundër mësuesit e tyre.

Viti i ri shkollor është parashikuar të zhvillohet sipas treskenarëve, me mësimin tradicional në klasa, me mësimin e kombinuar dhe memësimin tërësisht në distancë.

Skenari i fundit nisi të martën të praktikohet nga shkollatnë katër komunat veriore të Kosovës, në bazë të udhëzimeve të Ministrisë serbetë Arsimit.