Maqedoni e Veriut: Arrestohen 3 shqiptarë nga Kumanova, akuzohen si celulë e ISIS
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, nëbashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Prokurorinë Publike kanëarrestuar një grup terroristësh të cilët kanë vepruar në territorin e Maqedonisësë Veriut.
Gjatë aksionit kanë rënë në pranga tre anëtarë të grupit “Celula”, dhe u është konfiskuar një sasi e madhe e armëve, mucione dhe pajisje të tjera.
"Departamenti për luftimin e terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka ngritur padi penale në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër personit me inicialet B.A. (28) nga Kumanova, me banim në Shkup, ndërsa kundër personave me inicialet V. А. (22) dhe E.L. (25), të dy nga Kumanova, për veprën penale ‘organizatë terroriste’ dhe ‘terrorizëm’"- shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Sipas policisë, të arrestuarit janë persona të kthyer ngaluftërat jashtë Maqedonisë së Veriut dhe më parë kanë qenë të dënuar.
Grupi me emrin “Celula” ka ideologji të ngjashme meorganizatën terroriste Shteti Islamik (ISIS) dhe qëllimi i këtij grupi , ishtekryerja e akteve terroriste në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë arrestimit të të dyshuarve, u gjetën edhe dy rripa shpërthyes, dy pajisje me tela me trashësi të ndryshme, dy radio-stacione, një siguresë për pajisje shpërthyese, një kompjuter laptop, nëntë telefona celularë, pesë karta SIM, rroba kamuflazhi, dy thika etj.

Që të tre të arrestuarit, janë riatdhesuar para katër vitesh nga Lindja e Mesme. Në atë kohë këta persona në rrugën drejt Sirisë për t’iu bashkangjitur formacioneve të armatosura të ISIS-it, janë kapur në Turqi dhe pas kthimit në Maqedoni janë dënuar më burg nga tre vite. Prej një viti që janë të lirë, shërbimet e inteligjencës kanë ndjekur ri aktivizimet e tyre në aktivitete të dyshimta, shkruan alsat.mk
