Situata pas zgjedhjeve në Mal të Zi
Koalicionet kryesore opozitare në Malin e Zikanë rënë dakord t'i japin fund pushtetit 30-vjeçar të partisë së presidentitMilo Gjukanoviç, duke prezantuar parimet e qeverisë së tyre.
Në zgjedhjet parlamentare të së dielës, PartiaDemokratike e Socialistëve e drejtuar nga Gjukanoviçi mori 40 nga 81 mandatet së bashku me partitë epakicave dhe partnerët tradicionalë.
Ndërsa opozita serbe dhe aleatët siguruan mëshumë se gjysmën e mandateve apo 41gjithsej.
Me një deklaratë të përbashkët, pretendentët erinj të fronit politik thanë të martën se qeveria e tyre do të përbëhet ngaekspertë, do të jetë demokratike dhe do të zbatojë të gjitha reformat për tëmundësuar anëtarësimin sa më të shpejt tëvendit në Bashkimin Europian.
Opozita konfirmoi se qeveria e re do të jetëgjithëpërfshirëse dhe ndëretnike, dhe si angazhim të vetin do të ketë edherishikimin e Ligjit për Liritë Fetare dhe Kishën Ortodokse serbe.
Fronti Demokratik, parti udhëheqëse ekoalicionit "Për ardhmërinë e Malit të Zi", mbron lidhje të forta meSerbinë dhe është e përkushtuar ndaj Rusisë.
Krahasuar me zgjedhjet e 2016-ës, partia eGjukanoviçit më 30 gusht doli më e dobët për nga mbështetja popullore.
Opinionistët mendojnë se kjo erdhi më së pariprej vendimit të tij të vitit të shkuar për të dalë kundër Kishës Ortodokseserbe, por edhe prej lodhjes nga pushteti që ai e mban prej viteve 1990, dhe qënë këto dekada nuk i ka shpëtuar akuzave për korrupsion, nepotizëm dhe lidhjeme krimin e organizuar.
Misioni vëzhgues i OSBE-së vuri në dukje të hënënse ndërsa zgjedhjet ishin konkurruese, partia e tij përfitoi padrejtësisht edhepërmes formave të ndryshme të keqpërdorimit të detyrës dhe burimeve shtetërore.
Ndërkohë minoriteti shqiptar në Malin e Zipritet të përfaqësohet këtë vit nga dy deputetë.
Seanca e parë e parlamentit të sapozgjedhurpritet të mbahet jo më vonë se 15 ditë pas njoftimit të rezultatevepërfundimtare të zgjedhjeve.