Incidente midis mbështetësve të qeverisë dhe opozitës në Podgoricë
Në Podgoricë të Malit të Zi, të hënën vonë,pati përleshje midis mbështetësve të qeverisë dhe opozitës, të cilët festoninfitoren në zgjedhje.
Policia reagoi, për të penguar konfrontimet e mëtejshme.
Në vendin e incidenteve, në qendër të qytetit,u panë edhe auto-ambulanca.
Policia ende nuk ka njoftuar nëse ka tëlënduar.
Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi u mbajtënmë 30 gusht dhe, sipas rezultateve paraprake, ato u fituan nga partitë opozitare,të cilat janë pro-serbe dhe pro-ruse.
Pas incidenteve, udhëheqësi i koalicionitopozitar “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiq, u bëri thirrjembështetësve që të festojnë në shtëpi.
"Nenuk qëndrojmë pas asnjë tubimi, nuk duam trazira, nuk duhet të irritojmëaskënd. Le të qëndrojmë të qetë, le të qëndrojmë në shtëpi", tha ai përmes një postimi në Facebook.
Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), ecila aktualisht është në pushtet, tha se mbështetësit e opozitës, në disaqytete të Malit të Zi, kanë organizuar tubime, gjatë të cilave, “qytetarët janëprovokuar në mënyrë agresive, me parulla nacionaliste”.
DPS tha se do të informojë Misionin Monitoruestë OSBE-së dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për incidentet.
Jashtë Podgoricës, mbështetësit e opozitës organizuan tubime edhe në qytete të tjera të Malit të Zi: Tivar, Bijello Pole, Berane dhe Danillovgrad./ Radio Evropa e Lirë