Dritan Abazović: Mali i Zi nuk do të bëhet as Sparta Serbe as Shqipëria e Madhe

Opozita ka fituarshumicën në parlamentin malazez dhe ka prezantuar parimet si do e udhëheqëvendin nëse do i jepet mundësia të formojë qeverinë e re.

Koalicionet kryesore opozitare në Malin e Zi kanë rënëdakord t'i japin fund pushtetit 30-vjeçar të partisë së presidentit Milo Gjukanoviç,duke prezantuar parimet e qeverisë së tyre.

Me një deklaratë të përbashkët, pretendentët e rinj tëfronit politik thanë se qeveria e tyre do të përbëhet nga ekspertë, do të jetëdemokratike dhe do të ndjekë perspektivën europiane.

Qeveria e re do të jetë gjithëpërfshirëse dhe ndëretnike,dhe si angazhim të vetin do të ketë edhe rishikimin e Ligjit për Liritë Fetaredhe Kishën Ortodokse serbe, njoftoi të martën Dritan Abazoviç, kreu ikoalicionit “E zeza në të bardhë”.

"Nuk ka asnjë kompromis për interesatkombëtarë. Mali i Zi nuk do të bëhet kurrë Sparta Serbe, as krahina eShqipërisë së Madhe apo e ndonjë shteti tjetër. Mali i Zi mund të zhvillohetvetëm si një shtet civil dhe duhet bërë anëtar i Bashkimit Evropian sa mëshpejt të jetë e mundur."

Me 4 deputetët e fituar në zgjedhjet parlamentare të së dielës,politikani me familje shqiptare, Abazoviç, u bë një ditë më parë faktor përcaktuespër rrëzimin e Gjukanoviçit.

Në rrugët e Podgoricës, simpatizantë të krahëve të kundërtpolitikë festuan me flamujt e Malit të Zi dhe Serbisë.

Mediet raportuan edhe provokime për motive etnike ndajminoritetit shqiptar dhe boshnjak në vend.

Abazović dënoi me forcë konfliktet e mbrëmshme dhe u bërithirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi të bëjnë paqe

Opozita serbe dhe aleatët siguruan më shumë se gjysmën emandateve apo 41 gjithsej dhe mbrojnë lidhje të forta me Serbinë.

Ndërsa Partia Demokratike e Socialistëve e drejtuar ngapresidenti më properëndimore mori 40 nga 81 mandatet së bashku me grupimet epakicave dhe partnerët tradicionalë.

Opinionistët mendojnë se kjo erdhi më së pari prej vendimittë Presidentit vitin e shkuar për të dalë kundër Kishës Ortodokse serbe, poredhe prej lodhjes nga pushteti që ai e mban prej viteve 1990, mes akuzave përkorrupsion, nepotizëm dhe lidhje me krimin e organizuar.

Misioni vëzhgues i OSBE-së vuri në dukje të hënën se ndërsa zgjedhjete 30 gushtit ishin konkurruese, partia në pushtet përfitoi padrejtësisht përmesformave të ndryshme të keqpërdorimit të detyrës dhe burimeve shtetërore.

Lexo edhe: Shqiptari i “Ura” rrëzon Gjukanoviç dhe bashkon votat me pro-serbët. 4 pikat e marrëveshjes për qeverinë e re malazeze