Britania i dorëzon Serbisë dronin për kërkimin e të zhdukurve, hulumtime edhe në terrene kosovare

Britaniae madhe ka financuar një dron, përmes të cilit Serbia do të kërkojë tëzhdukurit e konflikteve në ish-Jugosllavi, të cilët dyshohet se janë tëvarrosur në varreza masive.

Donacionii kësaj pajisjeje për hulumtim të terrenit i është dorëzuar Beogradit më 31gusht, me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Nga anatjetër, Beogradi ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Prishtina që të hulumtojëdisa terrene, në të cilat dyshohet se ka serbë të vrarë.

“Fillimisht do të hulumtohen trilokacione të propozuara nga Prishtina, ku pretendohet se ka shqiptarë të vrarë.Një lokacion është në afërsi të Rudnicës, tjetri është Kozarevë që gjendet nëmes të Rashkës dhe Novi Pazarit kurse lokacioni i tretë është në afërsi tëSjenicës. Këto informacione i kemi marrë nga Prishtina dhe jemi pajtuar që t’iverifikojmë”,- ka thënë Velko Odalloviq, kryetari i Komisionit të Qeverisë serbe për të Zhdukurit.

Odalloviqka theksuar se Beogradi ka informacione për disa lokacione në Kosovë ku kaserbë të vrarë, duke thënë se bëhet fjalë për Kosharen, Liqenin e Livoçit dherajonin e Llapushnikut.

Aika thënë se Komisionet për të Pagjeturit, të Kosovës dhe Serbisë, do të takohennë Prishtinë më 16 shtator.

“Aty do të merremi vesh për dinamikëne punës. Ne do të bëjmë planin e aktiviteteve tona për tri lokacione të cilat ipërmenda. Nëse Prishtina ka ndonjë kërkesë tjetër do të shohim se a mund t’ipërgjigjemi në këtë periudhë të shkurtër para dimrit”, - ka thënë mes tjerash ai.

Përfaqësuesite Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ambasadës britanikedhe qeverisë serbe kanë thënë se në vend të kërkimit të komplikuar me makinerindërtimore, hulumtimi i lokacioneve të dyshimta do të bëhet me këtë pajisjeelektronike, e cila heton ndryshimet e tokës deri në 10 metra thellësi.

Kosovavazhdon të ketë 1,643 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë nga vitet1998-‘99.