Greqi, 183 raste të reja dhe 4 viktima nga koronavirusi, 36 pacientë në intubim

Greqia ka vijuar edhe këtë të hënë me rritje të rasteve mekoronavirus, me 183 raste pozitive në 24 orë.

10 prej rasteve të reja mësohet se janë zbuluar në pikatkufitare të vendit.

Në të njëjtën kohë, 36 qytetarë mësohet se janë në intubim,ndërsa janë shënuar edhe 4 viktima.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve që prej fillimit tëpandemisë ka shkuar në 10317, ku 55.6% e tyre janë meshkuj.

2089 raste  (20.2%)konsiderohen të lidhura me udhëtimet nga jashtë dhe 4570 (44.3%) lidhen me njërast të njohur tashmë.

Në total numri i vdekjeve kashkuar në 266. 96 ose 36.1%  janëfemra dhe të tjerët meshkuj.

Mosha mesatare e viktimave është77 vjeç dhe 95.9%  e tyre kishin disasëmundje bashkëshoqëruese ose ishin mbi moshën 70 vjeç e lart.