Kush është shqiptari që ka në dorë fatin e qeverisë malazeze, Nimanbegu tregon "vijën kuqe" të partive shqiptare
Një shqiptar duket se do të ketë në dorë të përcaktojë fatin e Malit të Zi për katër vitet e ardhshme. Bëhet fjalë për Dritan Abazoviç, i cili është kreu i Lëvizjes URA.
Aiështë shprehur se nuk do të bëjë koalicion për krijimin e qeverisë së re meGjukanoviç, e megjithatë nuk përjashtohet një lëvizje surprizë e tij në minutate fundit.
Nënkryetari i Forcës së Re Demokratike, njëherësh kandidatpër deputet në koalicionin Lista Shqiptare, Genci Nimanbegu, në një intervistëpër Rtv Ora thotë se koalicioni opozitar shihet si rrezik potencial përshqiptarët, pasi subjekti më i madh fitues nuk njeh Kosovën, ndërsa edhekoalicioni i dytë opozitar është proserb.
Nimanbegu: Absolutisht po. Në subjektin më tëfortë opozitar që ka marrë 1/3 e votës së elektoratit në Kuvendin e Malit të Zinuk pranohet Kosova, në koalicioninn e dytë opozitar që ka 13% të votave edheata janë pro serbe. Një parti promalazeze që udhëheqet nga Dritan Abazoviç do tëjetë çelësi i pushtetit.Por këto debate do të jenë në tapet qoftë në Kuvend qoftë në qeverinë e ardhshme.Pozitive është që pas zgjedhjeve subjektet politike kanë pranuar rezultatin dhekanë bërë thirrje për qetësi dhe pse ka informata që ka pasur ndonjë incident tëvogël. Pritet të shihet kush do të bëjë shumicën.
I pyetur nëse ka komunikim me të, ai u shpreh:
Nimanbegu: Kam komunikim të drejtëpëdrejtë me të. Atijduhet së pari ti urohet rezultati.Ka katër deputetë dhe do të jenë vendimtarë përqeverisje. Është një peshë e madhe mbi të dhe subjektin e tij. Do të shohim sido të reagojnë, ata janë shprehur se do të bëjnë koalicion me partitë proserbe.Ky është rezultat i shumë politikave të deritanishme. Kisha ortodokse serbeishte shumë aktive në këto zgjedhje.Krypeshkopi ka votuar për të parën herë nëdemokraci dhe kjo ka nxitur daljen e madhe ku mandati ishte mbi 5 mijë vota, mëherët ka qenë 20% më i ulët.
Ndërkohë partitë shqiptare nëkëto zgjedhje garuan me dy lista duke mundësuar dy deputetë në Kuvendinmalazez.Nëse vijohet me këtë trend ai është besimplotë se në zgjedhjet e ardhshmesubjektet politike shqiptare mund të garojnë me një listë të vetme.
Nimanbegu: Shqiptarëtkanë garuar në dy lista. Kemi arritur të sigurojmë dy deputetë. Pjesëmarrjaishte e madhe dhe mandati ka kushtuar më shumë se kurrë në numrin e votave. Ështëvazhdimësi e politikave të deritanishme si në shtet ashtu edhe subjektet shqiptare.Nëse trendi vazhdon në zgjedhjet e radhës mund të kemi një listë. Në Mal të Zika ndodhur një ndryshim thelbësor sa i takon pushtetit, në koalicionet etanishme ka humbur mbështetja e popullit dhe radhën do ta kenë partitë opozitaretë ushtrojnë pushtetin.
I pyetur mbi qëndrimin e subjekteve shqiptare nëse do u kërkohet bashkëpunim.
Nimanbegu: Ende duhet të bëjmë vlerësimin dhe pranimine rezultateve. Ne jemi subjekte që synojmë integrimet europiane, çdo gjë që cënonkëto procese janë "vija e kuqe" për ne. Me Gjukanoviç kemi disa pakënaqësipër kërkesa identitare.Por kemi pasur dakordësi me proceset euroatlantike dhemarrëdhëniet rajonale se Gjukanoviç i ka zhvilluar mirë marrëdhëniet qoftë meShqipërinë, qoftë me Kosovën. Por zhvillimet e brendshme qytetarët shqiptarëjanë të pakënaqur me statusin që kanë në Mal të Zi. Kisha ortodokse serbe ishteshumë aktive në këto zgjedhje.Krypeshkopi ka votuar për të parën herë nëdemokraci dhe kjo ka nxitur daljen e madhe ku mandati ishte mbi 5 mijë viota, mëherët ka qenë 20% më i ulët.
Ai konfirmoi se Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, ka qenënegociator mes partive shqiptare deri në momentin e fundit për të dalë në njëlistë të përbashkët.
Nimanbegu: Ka qenë plotësisht e vërtetë. Nga fundi i vitit të kaluar kemi pasur takim me Cakaj.
E ndërsa mbetet endee partë se kush do të krijojë shumicën qeverisësë, sfidat e shqiptarëve mbetentë njëjta edhe në këtë mandat.
Nimanbegu: Sfidat e shqiptarëve mbeten të njëjta, neduam qoftë barazi kombëtare dhe qoftë qytetare. Ende vazhdojmë të jemi zonat mëtë pazhvilluara edhe pse resurset janë të shumta, duam decentralizim të pushtetitnë mënyrë që të vendosim vetë për zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe kulturor. Jemipakicë autoktone që e ndjejmë veten shumë të rëndësishme. Kemi nevojë për mbështetjentuaj të vazhdueshme, kjo mbështetje do të kthehet që ne duhet jemi si urë lidhësemes pushtetit në Mal të Zi me qeverinë në Shqipëri dhe Kosovë.