Socialistët "imunë" ndaj koronavirusit, me maska dhe pa maska mblidhen grumbull në Elbasan
Dhe pse çdo ditë Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët përmbajtjen e maskave dhe ruajtjen e distancës si e vetmja mënyrë për tu mbrojturnga infektimi me Covid-19, kur flitet për politikanët situata lë shumë për të dëshiruar.
Kjo u dëshmua edhe sot në Elbasan ku janë mbledhur deputetëtsocialistë.Para nisjes së mbledhjes së grupit, siç mund ta shikoni dhe në foto, shumica e deputetëve të PS janë mbledhur grumbull, ca memaska e ca pa maska, në pritje të kryeministrit Edi Rama, që mbërriti më vonë.
Mbledhjae socialistëve hap dhe sezonin e ri politik dhe Rama pritet të janë porositë etij për nisjen e fushatës elektorale.
Nëfokus të takimit do të jetë Asambleja e PS, dhe se si ajo të zhvillohet nëkushte pandemie.
Sot gjithashtu do të diskutohet organizimi i strukturave për zgjedhjet e ardhshme. Socialistët do të informohen edhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Lexo edhe: Rama mbledh në Elbasan grupin parlamentar, Ilir Beqajn përfaqësues politik për Shkodrën

