Vjedhje dhe vrasje për gjakmarrje, 3 persona në Tiranë do deklarojnë pasurinë
Operacioni Forca e Ligjit u kërkon deklarimin e pasurisë 3 personave nga Tirana, të cilët janë dënuar për vjedhje me dhunë, dhe vrasje për gjakmarrje.
Burimet bëjnë me dije se shtetasit që duhet tëdeklarojnë pasurinë janë:
Eduart Ibrahimi, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë ” e kryer në bashkëpunim;
Bledar Kolbuçaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim;
Fatmir Avdillari, banues në Tiranë, dënuar për veprat penale “Vjedhja”, “Vjedhja me armë” dhe “Vrasja për gjakmarrje”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’upërgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas,përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje tëveprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë edyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve tëvetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.