Orët mësimore plotësuese, Zyra Arsimore Lushnje nuk jep informacion për numrin e nxënësve

817 nxënës përllogaritet se nuk morën mësim online gjatë muajve tëpandemisë në qarkun e Fierit  për shkakse nuk kishin akses në format e zgjedhura. Në Lushnje janë 14 shkolla që janëhapur për nxënësit e arsimit fillor, por në zyrën Arsimore nuk japininformacion për numrin e nxënësve që u privuan nga mësimi apo zbatimi iprotokolleve kundër përhapjes së koronavirusit.

 “Kongresi i Lushnjes” është nga 14 shkollat nëBashkinë e Lushnjes që kanë hapur dyert për nxënësit e arsimit fillor të cilëtnuk arritën të ndjekin mësimin online gjatë muajve të pandemisë.

40 nxënës janë rikthyer aty nëbanka për të plotësuar dijet në Gjuhë Shqipe dhe Matematikë.

Sipas protokollit të gjithëduhet të mbajnë maska, ndërsa numri në klasa është i kufizuar.

"Fëmijët janë me maska, po ashtu dhe stafi. Distanca nga banka nëbankë është 1 metër e gjysmë sipas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë."

Në Bashkinë e Lushnjes,mësohet se janë 14 shkolla që do të zhvillojnë orë mësimore plotësuese.

Por drejtuesja lokale e Arsimitnuk jep informacion për numrin e saktë të nxënësve që nuk morën mësim, sikurseas për respektimin e protokolleve strikte për rikthimin në klasë.

Të dhënat e DrejtorisëArsimore Rajonale në Fier konfirmojnë se numri i fëmijëve që u privuan ngamësimi është i lartë.

"Ka nisur procesi mësimor në 56 shkolla të qarkut Fier ku aktualisht817 nxënës po ndjekin mësimin."

Programi plotësues do tëzgjasë deri më 11 shtator, ndërsa viti ri i shkollor do të nisë më datë 14sipas protokolleve të përcaktuara kundër koronavirusit.