SHBA kërkoi vetting për çdo kandidat, PD i nxjerr Ramës videon me të inkriminuarit

Ambasadorja e SHBA-se, Yuri Kim përmes një shkrese dërguar partive kryesore u kërkoi sot forcave politike ti bëjnë vetting kandidatëve të cilët duhet të jenë me integritet moral.

Sipas saj liderët e partive janë përgjegjës për përzgjedhjen.
Ndërkohë drejtori i fushatës në Partinë Demokratike Alfred Rushaj ne rrjetet sociale publikoi video të kryeministrit Edi Rama me ish deputetët dhe ish kryetarët e bashkive të cilët u larguan nga ligji i dekriminalizimit.

Rama frymëzoi, promovoi dhe kandidoi për deputetë dhe kryetarë bashkie njerëz të lidhur me krimin.

Të përzgjedhurit e tij politik, që prej nisjes dhe deri në zgjedhjet e fundit monopartiake kanë qënë në shumicë persona me precedent penal, të larguar me turp nga ligji i dekriminalizimit dhe denoncimet e opozitës dhe medias.

Rama dhe krimi janë binomi i pandarë që kanë lëshuar tentakulat në politikën shqiptare të viteve të fundit.

Postimi i Rushajt në Twitter

''Rama frymëzoi, promovoi dhe kandidoi për deputetë dhe kryetarë bashkie njerëz të lidhur me krimin. Të përzgjedhurit e tij politik, që prej nisjes dhe deri në zgjedhjet e fundit monopartiake kanë qënë në shumicë persona me precedent penal, të larguar me turp nga ligji i dekriminalizimit dhe denoncimet e opozitës dhe medias. Rama dhe krimi janë binomi i pandarë që kanë lëshuar tentakulat në politikën shqiptare të viteve të fundit.''

Lexo edhe: Kim letër krerëve të partive: Mbani përgjegjësi dhe të bëhet vetting për çdo kandidat