Asambleja e PS-së me 4 shtator, Rama largon Vangjush Dakon dhe merr vetë Durrësin

Para se të ndezë motorët e fushatës për mandatin e tretë, PS fillimisht duhet të riorganizohet.

Për këtë arsye kryeministri Edi Rama mblodhi pasditen e sotme, 1 shtator, në Elbasan grupin parlamentar për të bërë një bilanc si dhe për të caktuar mbajtjen e Asamblesë, e cila do të zgjedhë edhe kryesinë e re.

Mbledhja nisi rreth orës 16:00 dhe përfundoi në 17:43.

Burimet bëjnë me dije se kryesocialisti Edi Rama ka deleguar Ilir Beqajn si përfaqësues politik në Shkodër.

Më herët për Shkodrën ka qenë i deleguar Arben Pëllumbi, ndërsa Beqaj ka qenë përfaqësues politik për qarkun e Kukësit.

Për Durrësin, Rama ka vendosur të largojë si drejtues politik ish-kryebashkiakun Vangjush Dako dhe ta drejtojë vetë provizorisht.

Kukësin ja ka besuar Safet Gjicit, që është edhe kryebashkiak i Kukësit, në Lezhë ka caktuar Lindita Nikollën, ndërsa qarkun e Tiranës ua ka besuar Ervin Bushatit dhe Elisa Spiropalit.

Për Vlorën drejtues politik mbetet Damian Gjiknuri.

Nga mbledhja e sotme ka dalë dhe data për mbajtjen e AsamblesëKombëtare të PS, ku është vendosur data 4 shtator.

Mësohet se Rama u ka kërkuar  deputetëve që të jenë më afër njerëzve dhe tëpunojnë më shumë për ta.