Shiu përmbyt Tiranën

Zona e ''Astirit'' edhe pse një lagje e re e kryeqytetit është lënë në harresë nga Bashkia e Tiranës. Banoret në rrugën Milto Sotir Gurra shprehen se rruga e lagjes se tyre është tejet e pakalueshme, ndërsa situata rëndohet më tej në ditët me shi. Ata apelojnë marrjen e masave sa më parë.

Reshjet e shiut kanë bërë që gropat të mbushen me ujëe të kthehen në pellgje në rrugën ‘’Milto Sotir Gurra’’.

Rruga është totalisht e amortizuar e me gropa tëmbushura me ujë dhe ndodhet në lagjen më të re të kryeqytetit e njohur ndryshesi zona e ‘’Astirit’’. Banorët kërkojnë asfaltimin e rrugës pasi jetesa për toështë si në mesjetë.

‘’Kjo situatë ka 13 vjet që kam unë këtu. Para 13 vitesh ka qenë më e shtruar, tani është bërë skandaloze. Sot keni ardhurnë ditë me shi, por në ditë me diell bëhet pluhur dynjaja. Të mendojë edhe për ne këtej. Deri këtu është balta. Do mbytemi. Një punë që e nisin ta mbarojmë. Ç’të bëjmë,nëpër baltë, nuk kemi ku të kalojmë.’’

Thonë se u kanë premtuar në kohë fushate e më pas nukjanë kujtuar.

‘’Premtimet janë çdo fushatë, kalon fushata e ke skandal. Premtime bëjnë. Ata ta bëjnë dimirn behar, por punë asgjë fare.''

Kjo rrugë është problematike dhe për drejtuesit emjeteve apo dhe drejtuesit e motoçikletave që në orët e natës kthehet në rreziksi pasojë e mungesës së sinjalistikës rrugore.