Paketa 100 mln euro, Teliti: Më shumë se kaq qeveria i jep për tendera e inceneratorë

Ekonomia shqiptare vijon të vuajë impaktin e shkaktuar nga kriza e koronavirusit. Pavarësisht se qeveria shqiptare ka miratuar disa paketa financiare në ndihmë të ekonomisë dhe bizneseve, sërish shohim shumë subjekte që shpallin falimentin.

Eksperti i ekonomisë në PD Dorian Teliti, thotë se shifra e vendosur nga qeveria në ndihmë të ekonomisë 100 milionë euro është absurde

Gjatë një interviste në Ora News ai theksoi se kjoshumë është e ulët pasi sipas tij qeveria jep më shumë para për tendera luksi epër inceneratorë duke evidentuar kështu keqmenaxhimin dhe abuzimin në këtësituatë.

Teliti:Paketat financiare që qeveria ka dhënë që prej muajit mars kapin vlerën e 100 milionë eurove, një vlerë absurde në krahasim me impaktin që pati izolimi. Të japësh 100 mln euro kur më tepër ke dhënë për tendera luksi, për inceneratorë dhe për rrugë, kjo është e papranueshme.Të keqmenaxhosh në këtë kohë pandemie kjo është skandaloze që do të përkeqësojë më keq situatën. Çështja e covidit do vijojë edhe në muajt e ardhshëm derisa të gjendet vaksina.

Opozita plan per nxjerrjen nga kriza- Teliti deklaron se opozita e bashkuar me në krye Partinë Demokratike do të ketë së shpejti një plan për nxjerrjen e vendit nga kjo krizë.

Por ai tregohet modest duke u shprehur se kjo forcëpolitike nuk e ka "shkopin magjik" në dorë dhe do të bëjë mrekulli.

Teliti:Situata është e vështirë dhe për tëmenaxhuar duhen vendimarrje të forta dhe të qarta probiznes dhe proekonomi.Gjatë viteve të fundit janë ndërmarrë vetëm vendime në interes të një grupinjerëzish duke harruar dhjetra e mijëra biznese që po përjetojnë krizën më të vështirëqë prej daljes nga komunizmi. Ne kemi prezantuar plane dhe hapa konkret përzhvillim prej vitesh. Ne jemi në fazat e fundit të hartimit të një plani ngaana opozitare me në krye Partinë Demokratike në disa sektorë si shëndetësia,turizmi e me rradhë. E kemi pasur dhe më parë por zhvillimet nga tërmeti dhe mëpas nga pandemia si dhe neglizhenca nga ana e qeverisë e ngriti akoma më shumënë përgjegjësi PD-në për të hartuar një plan të qartë konkret me shifra tëmatura mirë që në një periudhë afatshkurtër do t'i japë përgjigje sfidaveemergjenteve dhe në periudhë afatgjatë pritet të kthejë në normalitet ekonominë.

Qeveria me në krye Edi Ramën e lanë qytetarin e thjeshtë në baltë, i braktisën pensionistët dhe familjet në nevojë si dhe bizneset e vogël. Situata është e qartë pasi nuk e themi ne por raportet ndërkombëtare. Nuk është e thjeshtë për tu menaxhuar. Nuk do jemi nga ata që do vijmë në qeverisje dhe do t'i themi shqiptarëve që kemi shkopin magjik siç bënte Rama këtu e në 2013 me shëndetësinë falas dhe çdo gjë tjetër falas. Ne kemi një program si çdo forcë tjetër politike në bashkëpunim me komunitetin e biznesit dhe familjet do tja dalim për të rikthyer zhvillimin ekonomik. Planin po e përmirësojmë dhe ju siguroj që në javët e ardhshme lideri i opozitës do jua prezantoj, jo thjesht premtimet elektorale.

Intervista ne studio me gazetarin Leftion Peristeri, pergati online Endi Mullaj