Protesta në Durrës: Ca organizojnë dasma, e të tjerë jo
Pronarët e lokaleve që organizojnë evenimente në zonën e Sukthit akuzojnë për standarde të dyfishta të zbatimit të ligjit.
Ata thonë se janë gjobitur ose ndaluar të organizojnë dasma, në një kohë kur kolegët në zonat e tjera të Durrësit zhvillojnë aktivitetin në kushte thuajse të njëjta.
Përballë kësaj situatekërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë hartimin dhe publikimin e një protokollitë qartë dhe të zbatueshëm për të gjithë.
"Nëse nuk zbatohen ato rregulla, ne pranojmë të procedohemi derinë sekuestrim"
"Kam 30 vite jashtë shtetit për ta bërë atë lokal dhe kam hedhur gjithë ato para dhe kur vjen fundi të mos punojë, është e padrejtë", shprehen pronarët e lokaleve.
Situata e krijuar ngastandardet e dyfishta siç i cilësojnë, thonë se po u shkatërron investimet e njëjete.
Në vazhdimësi pronarët elokaleve të dasmave janë ankuar për efektet negative të ndalimit të evenimenteve,ndërsa policia thuajse çdo ditë raporton ndëshkime me gjobë deri në mbyllje përbizneset që shkelin protokollet.