Koronavirusi, rekord të shëruarish por mbetet i lartë numri i të shtruarve në spitale
Dita e sotme (1 shtator) ka shënuar një numër rekordtë shëruarish nga koronavirusi, por pavarësisht kësaj mbeten të lartë tështruarit në spitale.
Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 227 të shëruarndërsa 182 pacientë aktualisht janë të shtruar.
Nga 812 testime të kryera gjatë kësaj kohe uregjistruan 93 raste të reja. Fatkeqësisht, këtë të martë u raportuan dhe 6viktima të tjera.
Tëshëruar - Sot është shënuar një numër rekord të shëruarish.Janë 227 qytetarë që e kanë fituar betejën më sëmundjen në 24 orët e fundit,duke e çuar në 5,441 të shëruar që nga fillimi i epidemisë.
Rastetë reja - Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer812 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 93 personajanë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Shpërndarjagjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon -42 raste në Tiranë, 7 në Fier, 6 në Lushnje, 5 në Malësi e Madhe, nga 4 rastenë Shkodër, Durrës, Korçë, Mirditë, 3 në Kavajë, nga 2 raste në Elbasan, Has,Vlorë, Librazhd, Gjirokastër, nga 1 rast në Devoll, Kamëz, Mat, Përmet.
Viktima-Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk ekanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 63 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçaredhe një 70 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Librazhdi, një 72 vjeçar ngaKukësi dhe një 88 vjeçar nga Dibra. I shprehim ngushëllimet familjarëve.
Tështruar - Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "ShefqetNdroqi" po trajtohen 182 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 23në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar.
Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 41 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Kosova po përballet me një situatë të vështirë me koronavirusin teksa këtë të martë (1 shtator) shënoi 147 raste të reja dhe 8 viktima. Serioze është dhe situata në spitale ku aktualisht po marrin shërbim mjekësor 338 pacientë.
Në anën tjetër Maqedonia e Veriut shënoi një rritje të numrit të të infektuarve në 24 orë ku u shënuan 115 raste të reja dhe 1 viktimë.
Apelii Ministrisë së Shëndetësisë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bënapel për zbatimin me rigorozitet të masave të distancimit fizik, ruajtjen ehigjienës dhe vendosjes së maskës me detyrim në ambientet e mbyllura dhe kudoku nuk mund të ruhet distanca.
Maska është e detyrueshme edhe në shkolla, përmësuesit, të gjithë personelin si dhe nxënësit e ciklit të lartë 9-vjecar,ndërsa për nxënësit e ciklit të ulët maska në klasë është e rekomandueshmendërsa është e detyrueshme në të gjitha ambientet e tjera të shkollës.
Ministria e Shëndetësisë i rikujton qytetarëvedetyrimin për zbatimin e karantinës në rast se jeni të prekur nga COVID19.
COVID-19– Statistika (1 Shtator 2020)
Testime totale 63649
Raste pozitive 9606
Raste të shëruara 5441
Raste Aktive 3875
Humbje jete 290 (Qarku Tiranë 135, Durrës 40,Shkodër 36, Elbasan 17, Fier 14, Korçë 12, Lezhë 11, Kukës 7, Vlorë 6, Dibër 6,Gjirokastër 4, Berat 2)
Shpërndarjagjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2027
Durrës 513
Shkodër 290
Lezhë 196
Korçë 163
Elbasan 135
Fier 135
Kukës 132
Vlorë 125
Berat 81
Dibër 41
Gjirokastër 37