Viti i ri arsimor: Në 479 shkolla mësimi me 2 turne, në 183 mësimi me 3 turne
Duke e cilësuar si vitin më të vështirë shkollor, kryeministriEdi Rama bëri publik udhëzimin e Ministrisë së Arsimit se si do funksionojëprocesi mësimor këtë vit. Do ketë mësime deri në tre turne, dhe në klasa dofuten jo më shumë se 20 nxënës.
Në 472 shkolla mësimi do të jetë me 2 turne, 1097 shkolla dojenë me 1 turn, kurse 183 shkolla me 3 nën turne.
Edi Rama: "Shkollatdo të funksionojnë me një, dy dhe tre trune. Për shkollat me numër të madhnxënësish, patjetër që mësimi do të zhvillohet me turne dhe orë 30-minutëshemësimi. Në klasa, në mënyrë absolute duhen respektuar rregullat dhe nuk duhettë ketë në asnjë rast më shumë se 20 nxënës"
Kryeministri tha se për kategori të veçanta do ketë edhemësim online, por vlerësimin përfundimtar për njohuritë do ta marrim vetëm përmësimin në klasë.
"Për shkollat qëzhvillojnë mësim të kombinuar, klasat do të zhvillohen javën e parë në mjedisete shkollës, javën e dytë online. Nxënësit, sipas këtij skenari do të vlerësohenvetëm për mësimin në shkollë", shprehet kryeministri Rama.
Apeli shkon për drejtuesit e shkollave për zbatimin e masavekundër koronavirusit duke filluar nga data 14 shtator kur nis edhe viti i rishkollor.