Hakmarrja e Kinës, ndalohet gazetari australian
Australia ishte vendi i parë që kërkoi hetimin e origjinës së koroanvirusit dhe hakmarrja e Kinës nuk vonoi.
Pas përkeqësimit të lidhjeve tregtare, autoritetet kineze ndaluan një gazetare australiane të punësuar në televizion shtetëror të Kinës. Deri tani nuk ka asnjë informacion rreth shkaqeve të ndalimit dhe Ministria e Jashtme e Kinës refuzoi të japë shpjegime.
Gazetarja dhe prezantuesja Cheng Lei është ndaluar dy javë më parë. Ajo kadrejtuar një program biznesi në kanalin anglisht të televizion shtetëror kinez,CGTN. Pas ndalimit, videot e saj janë hequr të gjitha nga uebsajti itelevizionit.
Ngjarja u bë publike pasi miqtë e gazetares e kishin të pamundur takontaktonin, ndërsa më pas lajmi u konfirmua edhe nga Ministria e Jashtme eAustralisë.
Cheng ka drejtuar rregullisht forume biznesi në Pekin dhe është shumë enjohur në rrethin e komunitetit të biznesit australian.
Deri tani autoritetet kineze nuk kanë dhënë ndonjë sqarim në lidhje mendalimin e saj dhe Ministria e Jashtme refuzoi të komentojë, por vetëm tha seKina do të veprojë në përputhje me ligjin.
"Ne e vlerësojmë marrëdhënien Kinë – Australi, por në të njëjtën kohë zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe kërkon përpjekje të përbashkëta të të dy palëve," tha me një gjuhë diplomatike zëdhënësja Hua Chunying në përgjigje të pyetjes nëse kombësia e gazetares Cheng dhe zhvillimet e fundit negative të marrëdhënieve kino-austrialine janë të ndërlidhura.