Pushimet kthehen në tragjedi për familjen, rrëzimi i pemës u merr jetën dy motrave minorene

Dy motra 3 dhe 14 vjeçare, Jannat  dhe Malak Lassiri,  u vranë pasi një tornado rrëzoi një pemë e cila goditi çadrën ku flinin në një kamp afër bregut në Marina di Massa (Massa Carrara). 

Më e vogla gjeti vdekjen e menjëhershme ndërsa adoleshentja u transportua në gjendje të rëndë drejt spitalit ku edhe ndërroi jetë.

Motra tjetër e dy viktimave, 19vjeç, pësoi mavijosje të vogla. Prindërit ishin të padëmtuar, babai 43vjeç dhe nëna 36 vjeç dhe një vëlla i vogël i moshës 9 vjeç.

Familja, me origjinë marokene dhe banuese në Torino, pokalonte pushimet në kampingun Verde Mare në Marina di Massa. 

Sipas karabinierëve, gjashtë anëtarët e familjes po flininnë kohën e rrëzimit të plepit mbi çadër.

E gjithë familja marokene, me origjinë nga Casablanca porbanuese në Torino, mbërriti në bregdetin e Toskanës në 18 gusht për të kaluardisa ditë në det. Sipas disa mediave italiane, familja do të kishtepërdorur bonusin e pushimeve.

Siç është raportuar nga Corriere della Sera, Malak premtonte shumë për sportin e xhudos.  Ajo kishte arritur rezultate të shkëlqyera në kategorinë e saj. Pasion që e ndau me motrën e saj më të madhe, e cila shpëtoi me dëmtime të vogla.

Kryeministri italian Giuseppe Conte shprehu ngushëllimet përfamiljen e prekur.

"Vdekja tragjike e dy motrave që ishin me pushime në Marina di Massa na trishton thellë. Një festë u kthye në tragjedi. Një përqafim i fortë, prekës për prindërit dhe familjen e tyre ".