Festë në bunker, helmohen nga monoksidi i karbonit 25 persona

Njëzet e pesë persona janë dërguar në spital me helmimnga monoksidi i karbonit pasi morën pjesë në një party të paligjshme në njëbunker në kryeqytetin norvegjez, Oslo.

Pesë janë në një gjendje kritike dhe dy oficerë policie janë në mesin e atyre që janë helmuar.

Autoritetet besojnë se helmimi u shkaktua ngagjeneratorët portabël.

Policia thotë se festa ku morën pjesë rreth 200persona, u zbulua rastësisht kur një patrullë takoi një grup të rinjsh tëhutuar.

Disa të tjerë dolën nga bunkeri dhe kërkuan njëambulancë.

Nuk dihej se kush e kishte organizuar festën nëntokësoree cila thuhet se ishte planifikuar tre javë më parë dhe e mbahej e fshehtë.

Policia e Oslos thotë se po heton pse nuk u veprua në lidhje me ngjarjen.

Shërbimet e urgjencës gjetën shtatë persona pa ndjenjanë bunker në zonën e Shën Hanshaugen të qytetit.

Të gjithë personat, që besohet të jenë kryesisht tëmoshës 20 dhe 30 vjeç, thuhet se janë jashtë rrezikut, por policia u ka bërëthirrje të pranishmëve të tjerë të kërkojnë kujdes mjekësor nëse fillojnë tëvuajnë nga të përzierat, dhimbjet e kokës ose marramendja.

Monoksidi i karbonit është një gaz pa erë, pa ngjyrë,i prodhuar nga djegia jo e plotë e karburanteve me bazë karboni, përfshirëgazin, naftën, drurin dhe qymyrin.

Gazi është i dëmshëm sepse zhvendos oksigjenin ngaqelizat e kuqe të gjakut, duke rezultuar në dëmtime të organeve kryesore.

Një person që u largua para se të vinte policia i tha televizionitpublik NRK se ai kishte dalë jashtë vazhdimisht për ajër të pastër pasimbërriti në mëngjes në 23:00 të Shtunën në party.

"Kur shkonnë një dhomë pa dritare me 50 deri në 60 të tjerë, ajri bëhet i rëndë. M'u deshtë dilja disa herë dhe të merrja ajër të pastër". - tha ai.

Gjeneratorët ishin duke u përdorur për t'u furnizuarme ndriçim dhe sisteme zanore, raportojnë mediet norvegjeze.

Vidar Haukeland, kreu i kompanisë që zotëron bunkerin,Stiftelsen Diakonissehuset Lovisenberg, e përshkroi festën si një ndërhyrje tërëndë dhe tha se kompania nuk kishte ndonjë përgjegjësi.