Mesdheu lindor, BE kërkon dialog, Erdogan: Sundimtarët grekë ambiciozë dhe inkompetentë

KomisioniEuropian kërkon përfshirjen e Turqisë në një dialog serioz dhe të ndershëm përMesdheun Lindor për të zgjidhur raportet e tendosura me Greqinë. Brukseli kaparalajmëruar sanksione nëse bisedimet dështojnë, ndërsa presidenti turk Erdoanshprehet i palëkundur.

Ekzekutivi i Bashkimit Europian i ka bërëthirrje Turqisë të dialogojë dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm që do përshkallëzonintensionet me Greqinë në Mesdheun Lindor.

Komisioni paralajmëroi javën e kaluar pastakimit të 27 kryediplomatëve të unionit se nëse dialogu nuk do të sjellë frytë,BE-ja i ka gati sanksionet për Ankaranë.

Bazuar nga burimet në takim, Brukseli pritet tëpërdorë metodën e shkopit dhe karotës për ta ulur palën turke në tryezë, ku përposmasave ndëshkimore, mund t'i propozojë një union të ri doganor apo më shumëfinancime për përballimin e valës së refugjatëve në vend.

Peter Stano, zëdhënësi i diplomacisëeuropiane, tha të hënën se BE-ja radhitet qartësisht krah Qipros dhe Greqisëkur bëhet fjalë për pozitat e tyre përballë Turqisë.

"Fillimii dialogut është thelbësor, i dialogut serioz, të ndershëm që zgjidh të gjithaçështjet e hapura. Vetëm me negociata sigurohet shtensionimi i situatës dherruga drejt stabilitetit e zgjidhjeve afatgjata, që janë kaq të nevojshme përraportet tona me Turqinë si fqinje dhe partnere."

Mesdheu Lindor është kthyer në një zonëtensionesh pasi si Greqia, edhe Turqia kanë pretendime për territoret ujore dherezervat e pasura të gazit dhe naftës që strehon rajoni.

Palët kanë treguar se janë gati t'i mbrojnëinteresat e tyre me çdo kusht, duke mos përjashtuar edhe përdorimin e forcësluftarake.

Më e palëkundur dhe kërcënuese në këtë situatëvazhdon të paraqitet Ankaraja, siç e tregoi të dielën edhe deklarata epresidentit Rexhep Taip Erdoan.

"A ështëi ndërgjegjshëm populli grek se çfarë e pret për shkak të sundimtarëve të vetambiciozë dhe inkompententë? Kushdo që na ka përballur në tokë, në det a në ajër,e di vendosmërinë e Turqisë për të mbrojtur interesat legjitime sipas ligjevendërkombëtare. Ata që nuk e dinë, këtë realitet do ta mësojnë në fushë, nëtryezë a në platformat ndërkombëtare."

Si Greqia, edhe Turqia kanë apeluar aleatët përmbështetje, duke u shprehur të hapura ndërmjetësim.

Të mërkurën e kaluar, Greqia me Francën,Italinë dhe administratën grekoqipriote kryen stërvitje ushtarake në jugun eishullit të Kretës, ndërsa palën turke e shoqëroi nga afër flota amerikane.