Protesta në Bjellorusi, Lukashenko shfaqet sërish me jelek anti-plumb dhe armë
Presidenti bjellorusshfaqet sërish me armë në dorë dhe i veshur me anti-plumb.
Tashmë demonstratat në Bjellorusi janë duke u zhvilluar prej 3 javësh kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale, ku fitues rezultoi Lukashenko.
Më 30 gusht, rreth100 000 njerëz u mblodhën pranë një në kryeqytetin Minsk për t'i kërkuarPresidentit Lukashenko të jepte dorëheqjen pranë rezidencës presidenciale - tënjohur si Pallati i Pavarësisë.
Nga ana tjetër njënumër i madh i forcave të policisë dhe automjeteve të blinduara do tëmobilizohen për ruajtjen e sigurisë.
Një turmëprotestuesish janë mbledhur jashtë shtëpisë së Lukashenkos në Minsk.
Z. NikolayLatyshenok - një nga ndihmësit e Lukashenko u foli protestuesve dhe pohoi seqeveria i konsideron rezultatet e zgjedhjeve presidenciale me fitoren eLukashenkos si plotësisht "të drejta".
Ndihmësi gjithashtunxiti protestuesit t'i "zgjidhin të gjitha çështjet në mënyrë paqësore",megjithëse kjo thirrje nuk dukej se përputhej me imazhin e Lukashenkos tëveshur me një jelek antiplumb duke mbajtur një pushkë përpara vendbanimit tëtij.
Pothuajse në tënjëjtën kohë që ndihmësi i tij po fliste me protestuesit, agjencia e lajmeve RIA(Rusi) mori një foto nga një zëdhënës i Lukashenkos e tij të veshur me njëjelek antiplumb dhe duke mbajtur një pushkë jashtë vendbanimit të tij.
Ky imazh i ri nuk i ngjan imazhit të javës së kaluar të Lukashenkos i veshur me një jelek antiplumb dhe mbante një pushkë AK-47 ndërsa ishte në një helikopter duke fluturuar mbi Minsk dhe më pas në shtëpinë e tij.
