Venezuelë, presidenti Maduro fal opozitarët

Presidenti i Venezuelës, Nikola Maduro, kaamnistuar më shumë se 100 politikanë opozitarë, për të treguar se synon garë tëdrejtë elektorale në zgjedhjet e reja të dhjetorit.

Aktivistë të burgosur apo azilantë politikëjashtë vendit, përfshirë edhe parlamentarë, u falën të hënën me dekretpresidencial.

Shumë prej tyre akuzohen si pjesëmarrës nërevoltën e pasuksesshme të vitit 2019 që kërkoi të bindë ushtrinë dhe komandantëte vendit të refuzonin regjimin e Maduros.

Për opozitaren Maria Korina Maçado, lirimi ikolegëve të saj është strategji e Partisë Socialiste në pushtet për tëlegjitimuar zgjedhjet e reja parlamentare, pasi disa parti të pakicës e kanëkonsideruar proçesin të manipuluar dhe se do ta bojkotojnë.

"Mbeten90 ditë për t'i korrigjuar gabimet politike të kësaj qeverie të përkohshme, qëkanë hutuar qytetarët dhe aleatët ndërkombëtarë. Problemi im është me Maduron,me shkatërrimin kriminal të jetës së venezuelasve. Pra, e para është çështjaetike dhe njerëzore, e gjenocidit të pritshëm, dhe problemi real është siguriakombëtare."

Me zgjedhjet e fundvitit, presidenti Maduro dotentojë pas 7 viteve në pushtet të marrë edhe Asamblenë Kombëtare që tanikontrollohet nga opozita.

Liderët e opozitës thonë se rizgjedhja eMaduros në vitin 2018 ishte e paligjshme, ndaj njohin kryeopozitarin HuanGuaido për president.

Qëndrimin e ndajnë edhe 50 vende të tjera nëbotë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Grupet për të drejtuar e njeriut kanë akuzuarqeverinë venezuelase se i arreston kundërshtarët e vet në mënyrë arbitrare,shpeshherë pa prova, pa një gjykim të drejtë dhe në shkelje të imunitetit tëtyre parlamentar.

Socialistët i kanë mohuar sulmet për burgosjepolitike duke i kthyer akuzat ndaj Uashingtonit se përpiqet të njollosë imazhine qeverisë.