OBSH: Asnjë vend nuk mund të pretendojë se pandemia mbaroi
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shpreson tëshohë rikthimin e fëmijëve në shkolla dhe njerëzve në punë, por një gjë e tillëduhet të bëhet në mënyrë të sigurtë në sfondin e pandemisë së COVID-19. Kreu iorganizatës Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se asnjë vend nuk mund tëpretendojë se pandemia mbaroi.
"E vërteta ështëse koronavirusi përhapet me shpejtësi. Është vdekjeprurës për të gjitha moshat.Nëse vende të ndryshme e kanë seriozit hapjen, po kështu duhet të jenë dhemasat për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të virusit për të shpëtuarjetë," tha ai.
Eksperienca ka treguar se virusi mund të vihet nën kontrolldhe kreu i organizatës bëri thirrje për shtimin e masave.
"Hapja pa masaështë formulë për fatkeqësi," tha kreu i OBSH.
Shqetësimi i OBSH-së për heqjen e kujdesshme të masaveshtrënguese vjen ndërsa në Europë java e parë e shtatori shënon e fillimin evitit të ri shkollor. Qeveritë kanë vendosur t’i hapin shkollat nën masa tërrepta sigurie, por frika e një vale të dytë infektimi nga koronavirusi ka lënëtë hapur mundësinë e një tjetër mbylljeje të institucioneve arsimore.
Për momentin, vendi më i prekur në Europë është Spanja, qëjavën e kaluar regjistroi 53 mijë raste të reja. Rastet lidhen kryesisht megrumbullimet familjare dhe lëvizjen e turistëve. Virusi po vijon të përhapet me shpejtësi edhe nëShtetet e Bashkuara.