Wuhan, ish-epiqendra e koronavirusit rikthen nxënësit në shkolla

Nxënësit në Wuhan janë kthyer në klasa pasi të gjithashkollat dhe kopshtet në ish-epiqendrën e koronavirusit janë rihapur.

Rreth 2,842 institucione arsimore në të gjithë qytetin pomirëpresin pothuajse 1.4 milion nxënës në shkolla.

Autoritetet kineze të arsimit kanë përshëndetur përpjekjet evendit për fitoren kundër koronavirusit, si një fitore vendimtare,  duke dhënë një dritë shprese për hapjen eshumicës së shkollave në vend.

Sipas Ministrisë së Arsimit, rreth 280 milion studentë në tëgjithë Kinën vlerësohet të kthehen në shkolla dhe universitete këtë muaj.

Xinjiang në Kinën veri-perëndimore, është i vetmi rajon kunxënësit do të vijojnë mësimin online, pasi në këtë rajon ka një rritje tërasteve me koronavirus muajt e fundit.

Zyrtarët paralajmëruan se shkollat kanë hartuar plane përt'iu kthyer mësimit online nëse shfaqen shpërthime të reja. Ato këshillojnëstudentët që të mbajnë maska në shkollë dhe të shmangin transportin publik nëseështë e mundur.

Wang Dengfeng, zyrtari që udhëheq përpjekjet anti-virus nëMinistrinë e Arsimit, tha se Kina kishte arritur një fitore vendimtare kundër koronvirusitpasi parandaloi me sukses transmetimin në shkallë të gjerë të virusit.

Wuhan nuk ka raportuar transmetim të ri lokal tëkoronavirusit që nga data 18 maj.

Nga ana tjetër, shifrat zyrtare tregojnë se Wuhan përbën 80përqind të vdekjeve të shkaktuara nga koronavirus në Kinë.