Motrat mësojnë në trotuar se s'kanë internet në shtëpi, mblidhen 150 mije $ për ta

Më shumë se 115,000 dollarë janë mbledhur për një familje emigrantëshnë Kaliforni pas shpërndarjes së një fotoje në mediat sociale të dy vajzave qëpërdornin Wifi në një Taco Bell për të bërë detyrat e shkollës. Kjo fototheksonte "ndarjen dixhitale" për nxënësit me të ardhura më të pakta.

Në foton që nxiti reagime të shumta në publik, vajzat ishinulur në një bordurë të rrugës, dhe po zhvillonin mësimin online nëpërmjet laptopit,ndërsa tavolina për mjetet e tyre shkollore, ishte rruga.

Fotoja e postuar në Instagram javën e kaluar nxiti njëfushatë online për mbledhjen e fondeve për familjen. Kevin de León, presidenti iSenatit të Kalifornisë, gjithashtu shpërndau fotografinë në median e tijsociale, duke theksuar se 40 përqind e njerëzve në Amerikën Latine nuk kanëqasje në internet.

"Kjo ështëKalifornia, shtëpia e Silicon Valley ...  ku ndarja dixhitale është aq e thellë sa kurrëmë parë," shkroi León në Twitter.

"Ndarja dixhitaleështë një problem real, dhe kur teknologjia nuk merret në kohën e duhur, kjo bëhetshqetësim për të gjithë vendin. Ne jemi mirënjohës që shteti po e bënteknologjinë një përparësi dhe presim me padurim të kemi internet në të gjithëvendin tonë," u shpreh Amy, ish presidente e bordit të edukimit.

Për shumë njerëz, fotografia ishte një lloj reflektimi se sipandemia ka ndikuar tek familjet me të ardhura të ulëta, fëmijët e të cilëve mundtë humbasin mësimin për shkak të mungesës së lidhjes me internet.

Kjo foto nxiti reagime të shumta, dhe solli krijimin e njëfushate për mbledhjen e fondeve në GoFundMe.

 Kjo fushatë u krijuanga Jackie Lopez, pasi ajo gjeti të ëmën e vajzave, Juanën, një punëtoreemigrante.

"E pyeta nëse mund t'u siguroja vajzave të saj një tryezë për zhvillimin e mësimit online nga shtëpia dhe ajo më tha se nuk kishte hapësirë ​​në shtëpinë e tyre për këtë. E ëma e vajzave  më tha se ndante një dhomë gjumi të vogël me 3 vajzat e saj", shkroi Lopez në faqen GoFundMe.

Lopez filloi fushatën për mbledhjen e fondeve pasi mësoi sefamilja e vajzave do të dëbohej nga dhoma e tyre me qira. Deri të hënën nëmbrëmje, fushata kishte mbledhur më shumë se 115,000 dollarë për familjen.

"Të gjithëfëmijët meritojnë një vend të lumtur për të jetuar. Për shkak të përkushtimittë tyre, këto vajza të vogla meritojnë një hapësirë ​​të sigurt për të mësuar. Nee vlerësojmë secilin prej jush që ndihmuat në realizimin e këtij qëllimi",shkroi Lopez.

Një përfaqësues për GoFundMe, konfirmoi se fushata ishteverifikuar dhe se platforma po punonte për të siguruar që fondet të shkonin në familjene vajzave.