Venezuela kërkon vullnetarë për të testuar vaksinën ruse

Në një deklarantë të bërë Presidenti i Venezuelës, NicolasMaduro ka njoftuar se kërkon vullnetarë për të testuar vaksinën e zhvilluar ngaRusia kundwr  Covid-19.

Rusia ishte vendi i parë i cili regjistroi në 11 gusht zyrtarishtnjë vaksinë kundër koronavirusit, mirëpo imunologët kanë ngritur shqetësime nëlidhje me shpejtësinë me të cilën është zhvilluar dhe nësë i është nënshtruartestimeve të nevojshme.

Qeveria e Venezuelës, e cila ka marrë miliarda dollarë kredinga Rusia për të mbështetur ekonominë e saj të trazuar, tha që do të ishte egatshme të merrte pjesë në provat klinike.

"Në ditët në vijim, ne do të kërkojmë vullnetarë që tëvaksinohen"- njoftoi Presidenti Maduro ditën e dielë.

Gjithashtu ai tha se një bllokim mbarëkombëtar do tërifillojë ditën e hënë për të frenuar përhapjen e virusit.

Venezuela ka më pak se 50,000 raste të regjistruara tëkoronavirusit dhe 381 vdekje, një numër shumë herë më i ulët se vendet e tjeratë rajonit.

Por ekspertët e shëndetit thonë se shifra e vërtetë mund të jetë shumë më e lartë pasi shumë venezuelianë nuk testohen nga frika. Qeveria fajësoi emigrantët e kthyer për përhapjen e Covid-19.