Tajvan, çekët inatosin Pekinin

Kina ka akuzuar Republikën Çeke për oportunizëmpolitik dhe ka kërcënuar vendin se vizita e fundit e zyrtarëve të saj në Tajvando dëmtojë rëndë marrëdhëniet dypalëshe.

Një delegacion prej 90 vetash i kryesuar ngapresidenti i Senatit çek, Milosh Vistriçil, nisi të dielën takimet katërditorenë kryeqytetin tajvanez.

Qëllimi i palëve është të afrohen më tej nëfushat ekonomike, ndërsa kryesenatori Vistriçil të martën përgëzoi përpjekjet eterritorit aziatik për demokraci dhe pavarësi nga Kina komuniste.

Tajvani qeveriset i pavarur nga viti 1949 porPekini e konsideron vendin territor të patjetërsueshëm kinez.

"Mëlejoni të shpreh personalisht mbështetjen time për Tajvanin dhe vlerësimin më tëlartë për lirinë, me një deklaratë modeste por edhe të fortë njëkohësisht. Unëjam tajvanez. Është detyrë dhe detyrim të mbështesim këdo që kërkon demokracinëedhe në kushtet më të vështira."

Njësoj si me shtetet e tjera kur bëhet fjalë përTajvanin, Kina e dënoi vizitën e Çekisë duke e quajtur shkelje të hapur tëpolitikës zyrtare që njeh vetëm një shtet kinez.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kinezedenoncoi qëndrimet e kryesenatorit çek për t'u rreshtuar krah forcaveantikineze dhe separatiste, duke ndërhyrë në punët e brendshme.

"Ibëjmë thirrje edhe publikut të përgjithshëm çek t'i qortojë dhe shmangë këtosjellje keqdashëse dhe dritëshkurtra të kryetarit të Senatit, që kanë dëmtuarmarrëdhëniet tona. Shpresojmë se ata që sfidojnë hapur sovranitetin e Kinës nukdo e nënvlerësojnë vullnetin e mirë të 1,4 miliardë qytetarëve kinezë për tëmbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e tyre."

Ndërkohë, në Pragë Ministri i Jashtëm Çekthirri të dërguarin kinez në vend për të sqaruar deklaratat e forta të Pekinit.

Edhe pse Çekia dhe Tajvani nuk kanë raporteformale me njëra tjetrën, vendi europian thith investimet kryesore tajvaneze nëEuropë, pas Gjermanisë, Holandës dhe Britanisë.