Europa gati për vitin e ri shkollor, në Francë, Spanjë dhe Itali përgatitjet po ndikohen nga infektimet e reja

Europa pritet të hapë shkollat javën e parë të shtatorit. Por për shkak tëpandemisë së koronavirusit zhvillimi i mësimit do të varet nga numri i rastevetë reja të infektimit.

Prej javësh, numri i të prekurve me Covid19 është rritur në Francë, Spanjëdhe Itali dhe nëse gjendja del jashtë kontrollit, shkollat mund të mbyllensërish.

Mësuesit në Francë kanë filluar përgatitjet për vitin e ri shkollor, kumaska do të jetë e detyrueshme në klasë për të gjithë nxënësit 11-vjeç e sipër.

Autoritetet franceze janë duke u ndeshur me rritjen e numrit tëinfektimeve, ku vetëm të dielën u regjistruan 5,413 raste të reja pozitive.Fëmijëve do t’ju kërkohet të mbajnë maskën edhe gjatë qëndrimit në klasë.

Anne Lepeltier, që jep mësim në shkollën e mesme Jean Renoir të Parisit, thase janë vërejtur mangësi tek nxënësit në pjesën e dytë të vitit të kaluar,ndërsa izolimi i pengoi shumë të fokusohen tek mësimi.

"Sfida më e madhe është boshllëku që ka shkaktuarizolimi dhe rikuperimi i programit. Një pjesë e nxënësve u kthyen përpërfundimin e vitit shkollor, por një pjesë nuk mundi," thotë ajo.

Drejtori i shkollës Aristide Adeikalam shprehet i lumtur që nxënësit do tëkthehen në banka, por nuk përjashton mbylljen e shkollës nëse përhapja evirusit del jashtë kontrollit.

"Nëse virusi përhapet me shpejtësi, do të na duhett’i ndajmë klasat. Dhe nëse gjendja përkeqësohet do të na duhet ta mbyllimshkollën," thotë ai.

Shkollat janë duke marrë masa shtesë, duke filluar nga matja ditore etemperaturës.

Masa të ngjashme janë duke u marrë edhe në Spanjë, ku viti i ri shkollorfillon javën e parë të shtatorit.

Disa rajone e kanë shtyrë, fillimin e vitit shkollor dhe vendimmarrja përhapjen e shkollave do të varet nga përhapja e virusit.

Organizimi i vitit shkollor në siguri të plotë në Itali përballë rrezikuttë infektimit nga koronavirusi është prioritet i qeverisë italiane.

Pavarësisht masave të premtuara, rikthimi zhvillohet nën tension dhe në një klimë pasigurie tek prindërit e nxënësve, ndërkohë që vendi është ndeshur javët e fundit me një rishfaqje të infektimeve, veçanërisht mes të rinjve.