Itali: Maska jo e detyrueshme në klasë, nëse respektohet distanca 1 metër
Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, Italiaka vendosur heqjen e masës së maskave të detyrueshme në klasë për nxënësit mbi6 vjeç në rast se respektohet distanca 1 metër.
Vendimi është marrë nga komiteti tekniko-shkencor pranëqeverisë Conte i cili ka shpërndarë urdhëresën ku nënvizohet se ekspertët kanëvlerësuar se për të favorizuar mësimin në klasë e zhvillimin relacional, maskamund të hiqet në klasë në kushtet e qëndrimit statik të nxënësve e në distancëtë paktën 1 metër larg njëri-tjetrit.
Përdorimi i maskave është vetëm një nga masat embrojtjes nga infektimi e që duhet të shoqërohet me masat e tjera si higjenaambientale, personale, ajrimi i ambienteve të mësimit, edukata shëndetësore,higjena e duarve etj.
Ekspertët e komitetit tekniko-shkencor pranë qeverisëitaliane theksojnë se rekomandimi mbi përdorimin e maskave në shkolla duhet tëkushtëzohet nga situata epidemologjike e çdo qëndre mësimore dhe të aplikohet nëkontestin e një situatë "normale".
Në rast se verifikohet trendi i rritjes të tëinfektuarve, maska duhet të bëhet e detyrueshme për një periudhë të caktuarkohe.
Sipas rekomandimit të Organizatës Botërore të Shëndetit,për nxënësit nga 6 vjeç deri në 11 vjeç, përdorimi i maskave sanitare varet ngasituatat epidemologjike lokale e nga efektet social kulturore, e faktorë sisjellja e fëmijëve në mbajtjen e maskës e impakti në aftësinë e tij të mësim marrjes.
Ndërsa për fëmijët mbi 12 vjeç, sipas OBSH mbajtja e maskave rekomandohet njësoj si tek të rriturit.

