Zjarrvëniet e qëllimshme, 12 persona në pranga

12 persona kanë rënë në prangat e Policisë së shtetit pasi janë konstatuar se kanë djegur sipërfaqe pyjore me qëllim dhe nga pakujdesia. Në mbyllje të sezonit veror autoritetet shprehen se nuk ka vatra aktive por sipërfaqe pyjore vijojnë të digjen në patos dhe Krujë.

12 personakanë rënë në prangat e policisë përgjatë sezonit të verës për shkatërrim tëpronës me zjarr apo të mjediseve pyjore. Burime nga policia bëjnë me dije sendalimi i tyre është kryer pasi janë vërtetuar se kanë vënë zjarre me qëllimapo nga pakujdesia. 2 prej rasteve konkrete janë në Pukë dhe Mallakastër kuautorët kanë shkaktuar dëmtime me pasoja të rënda. Pak ditë më parë, në fshatinLumardhë u arrestua një 57-vjeçar u ndalua pasi i vuri zjarrin një sipërfaqepylli, ku më pas u për pasojë zjarri përfshiu dhe një banesë të zonës.

Rasti tjetëri përket fundjavës që lamë pas në Mallakastrës ku një 43-vjeçar u arrestua pasimerrte energji të paligjshme nga një pus nafte në fshatin Visok, dhe për pasojënë kabullin që përdorte ka ndodhur një shkëndijë elektrike duke shkaktuarzjarr. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e madhe me shkurre dheullinj dhe pemë frutorë në pronësi të bashkëfshatarit.

Në përfundimtë sezonit veror sipas autoriteteve nuk ka vatra të hapura, por në fshatinDrenies të Patosit vijojnë të digjen sipërfaqe me pisha. Ndërhyrjet nga ajridhe toka kanë bërë të mundur izolimin e vatrave të zjarrit, por pa arritur t’ishuajnë plotësisht dy prej tyre. Në luftën me flakët janë angazhuar 133 persona,4 mjete zjarrfikëse, dy autobote dhe 8 mjete transporti. Dyshimet janë sezjarret që përllogaritet se kanë djegur rreth 100 hektarë pyje në disa zona tëqarkut të Fierit janë të qëllimshme, por policia ende nuk ka arritur tëidentifikojë autorët.

E njëjtasituatë vijon dhe në lagjen Emire në Krujë, ku këtë të hënë u shkrumbua njësipërfaqe prej 5 dynymësh me ullinj, duke rrezikuar dhe dy banesa.

Përperiudhën deri më tani nga institucionet përgjegjëse nuk ka të dhëna fikserreth sipërfaqeve të djegura, por zyrtarisht bëhet e potir se për 6 muajt eparë, ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë në 2,850 raste. Krahasuar me vitin eshkuar kemi më pak raste pasi për të njëjtën periudhë të vitit u ndërhy në 3,700raste.