Kundër gurores së “shkatërrimit”, banorët e fshatit Bajkaj u kujtojë votën këshilltarëve

Banorët efshatit Bajkaj kanë detyruar me argumenta dhe duke u kujtuar votën anëtarët eKëshillit Bashkiak të Delvinës për tu marrë mbështetje në kundërshtimin e projektitpër një gurore në zonë.  Ata thonë sejanë të vendosur për të kundërshtuar projektin që sipas tyre sjell vetëmshkatërrim.

Të vendosurpër të kundërshtuar deri në fund projektin për ndërtimin e një guroreje,banorët e fshatit Bajkaj në Delvinë kanë kërkuar edhe ndihmën e KëshillitBashkiak.

Në një takimtë posaçëm, u argumentuan pse ta do të thotë shkatërrim.

“Është epafalshme që një biznes guroreje të marrë në qafë 8 mijë hektarë tokë bujqësoire,janë 150 mijë rrënjë ullinj, 200 koshere bletësh, 25 mijë krerë të imëta, 3000krerë gjedhë. Ku do të shkojnë”.

Ndërsa për tibindur që të bëhen pale e kundërshtimit të projektit u kujtuan votën.

“Ju jeni ne,ne ju kemi votuar dhe duhet tu kemi në ballë, nuk ju pamë.”

KryebashkiakjaMajlinda Qilimi u përpoq ti sqarojë se ata nuk kanë të drejtë vendimi, por upremtoi mbështetje.

“Jam përcjellësee një shqetësimi te Ministria e Turizmit”.

Ky qëndrimmori mbështetjen e të gjithë këshillit bashkiak.

“Do të çojmëndonjë kulçedër tjetër atje dhe atëherë tu vëmë kazmat gjithë zonës.”

Më 19 gusht,banorët e fshatit u përplasën dhunshëm me përfaqësuesit e firmës që kërkon tëndërtojë guroren në vendin e quajtur Qafa e Breshërit.

Banorët ijanë drejtuar me një peticion disa ministrive për të mos lejuar atë projektinqë sipas tyre do të shkaktonte masakër mjedisore.