Kërkesat për azil në Britani, Shqiptarët konkurojnë me Irakenët dhe iranianët

Viti 2019 ka qenë viti me mëshumë kërkesa për azil në Britaninë e Madhe. Sipas Observatorit të Migracionit nëUniversitetin e Oksfordit janë regjistruar plot 45 mijë kërkesa për azil. Kjoështë shifra më e lartë që është regjistruar nga viti 2003.

Shtetasit të cilët aplikojnë në procesin e azilkërkimit kryesisht vijnë ngaIrani, Iraku dhe Shqipëria, shkruan BBC.

BBC trajton procedurat e azilkërkuesve të cilat i kalojnë gatidhe një vit duke iu mohuar  të drejtën përpunë.

Në shkrim thuhet se azilkërkuesit nuk mund të punojnë ndërkohëqë kërkesat e tyre po përpunohen, kështu që qeveria u ofron atyre një ndihmëditore prej më shumë se 5 paund dhe akomodim, shpesh në bujtina ose banesa tëpërbashkëta.

“Katër nga pesë aplikantët në tre muajt e fundit të vitit 2019 pritën gjashtë muaj ose më shumë që çështjet e tyre të trajtohen, krahasuar me tre nga katër gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2018. Ndërsa në vitin 2014, vetëm një në pesë kërkues për azil priste kaq gjatë” shkruan BBC

Paul Hook drejtori i fushatës për çështjet e azilkërkuesve shpreh shqetësimin se këtyre njerëzve po u mohohet e drejta për të punuar në këtë kohë pandemie dhe nevojës për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Tashmë edhe shanset për azil janë shumë më të vogla dhe shqyrtimet janë duke u zhvilluar në një kohë relativisht të gjatë.