Shisnin kokainë dhe organizonin lojra fati brenda lokalit, në pranga 3 persona
Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për shpërndarjene lëndëve narkotike si dhe zhvillimin e lojrave të fatit brenda një lokali.
Në ambjentin e shtetasit me iniciale M.T., 33 vjeç shitej lëndënarkotike kokainë si dhe organizoheshin veprimtari të lojrave të fatit.
Ndërsa autoritetet vunë në pranga dhe dy shtetas me inicialeD.Sh. dhe B.B., për "Moskallëzim krimi".
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në rrugën "Thoma Goxhaj" u gjetën një sasi lënde narkotike e tipit kokainë si dhe dy njësi kompjuterë.
"Shërbimete Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin eNarkotikëve bënë arrestimin në flagrancë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimii veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”,“Prodhimi dheshitja e lëndëve narkotikëve dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, tështetasit M. T., 33 vjeç, si dhe referuan materialet për veprën penale“Moskallëzim krimi”, për shtetasit D. Sh. dhe B. B."- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë,për veprime të mëtejshme.