Lajçak: Afate kohore nuk kemi, por kemi “vija të kuqe”

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se dialogu midis dy vendeve për normalizimin e marrëdhënieve është aktualisht çështja më e rëndësishme në Ballkan dhe paralajmëroi se do të ketë intensifikim të raporteve midis dy palëve.

“Tëdyja palët e kuptojnë se dialogu dhe normalizimi nuk mund të shmangen. Evropaështë në krye të këtij procesi qysh në vitin 2011, sepse edhe Serbia, edheKosova kanë të ardhme evropiane. Për ne, kjo është çështje e fqinjëve tanë dhee anëtarëve të ardhshëm, e jo ndonjë aktivitet i marrëdhënieve publike”, thaLajçak në Forumin e 15-të Strategjik të Bledit në Slloveni.

Lajçak tha se nuk ka afate në negociata, sepse, siç u shpreh,“nëse vendosni afate, ju do të keni diçka që mund të ndikojë në proces”, porkjo është arsyeja që ka "vija të kuqe", që BE-ja nuk dëshiron t’ikalojë, tha ai.

“Kemivija të kuqe. Nuk është e drejtë të thuhet se për çfarëdo që të merren vesh dypalët, për ne është në rregull. Sepse, mandati im thotë se këndi që duhet tëarrijë në proces, është që normalizimi i marrëdhënieve të jetë në përputhje metë drejtën ndërkombëtare, të jetë i pranueshëm për anëtarët e BE-së dhe taqetësojë situatën në rajon", tha Lajçak.

Aishtoi se Evropa do ta pranojë ndihmën e ndonjë pale të tretë, përfshirëSHBA-në, nëse ofron zgjidhje konkrete.

Lajçak: Nuk jemi këshilluar për përmbajtjen etakimit në Shtëpinë e Bardhë

Lajçaktha se kolegët nga SHBA-ja vetëm e kanë informuar për takimin e ardhshëm midispërfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit, që duhet të mbahet më 4 shtator nëShtëpinë e Bardhë.

“Nukjemi këshilluar për datën ose përmbajtjen e takimit, por vetëm jemi informuarse takimi do të mbahet dhe se do të jetë i një natyre strikte ekonomike. Nuk dotë jetë pjesë e procesit, por vetëm një takim dhe nuk kam asnjë arsye të dyshojpër këtë", tha Lajçak.

Takimi i fundit i ekspertëve të dy delegacioneve u mbajt më 27 gusht në Bruksel.

Aipërfundoi me vlerësimin e përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë se procesi kashënuar hapa prapa dhe me akuza të ndërsjella.

Sipasinformacioneve jozyrtare nga delegacionet, ekspertët nga Prishtina dhe Beogradido të takohen sërish në Bruksel, më 6 shtator, ndërsa kryeministri i Kosovës,Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohenpërsëri në kryeqytetin evropian të hënën, më 7 shtator.

Lajçakfoli të hënën edhe për rolin e Bashkimit Evropian dhe të komunitetitndërkombëtar në normalizimin e marrëdhënieve në Ballkan.

"Politikanëte përgjegjshëm e kuptojnë se procesi i mëtejshëm i anëtarësimit në BE është irëndësishëm, ndërsa populistët ‘luajnë’ me emocionet e njerëzve kundëranëtarësimit - gjë që është kundërproduktive, sepse Evropa dëshiron që tëgjitha vendet evropiane t’i ndajnë të njëjtat vlera, sistemin ligjor dheinfrastrukturën, sepse kjo mund t'i bëjë ato më të forta”, tha Lajçak.

Në Forumin e Bledit diskutohet për sigurinëevropiane dhe Ballkanin Perëndimor

Nëpanelin me temën "Evropa pas Brexit-it dhe COVID-19", që filloi tëhënën, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka thënë se “pa zgjerimin eBashkimit Evropian dhe pranimin e Serbisë si anëtare e plotë e bllokutevropian, nuk mund të përfundojë procesi i ndërtimit e sigurisë në Evropë.

Orbanvlerësoi se "Evropa është në telashe" sepse ajo duhet të rivendosëstabilitetin ekonomik për shkak të pandemisë me koronavirus.

Aii bëri këto komente si pjesëmarrës i një paneli të udhëheqësve të vendeve tëBallkanit Perëndimor dhe Evropës Qendrore në kuadër të Forumit të Bledit.

"Evropaduhet të kuptojë se nuk është më një ‘lojtare kryesore’ në botë sepse tani janëKina dhe Shtetet e Bashkuara. Në ekonomitë moderne, qendra e përparimitshkencor i takon kryesisht sektorit ushtarak. Dhe meqenëse Evropa nuk ka njëushtri, ajo nuk ka një qendër shkencore për përparimin teknologjik", thaOrban.

Idejae zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor u përmend gjithashtunë fjalimin e kryeministrit të Çekisë, Andrej Babish, i cili tha se një plankonkret për zhvillimin e sigurisë në Evropë është në zgjerimin e territoreve.

“Neduhet që menjëherë të përfshijmë Bullgarinë, Kroacinë, Rumaninë dhe Serbinë nëzonën Shengen. Ne i premtuam mikut tonë Zoran Zaev (kryeministër i Maqedonisësë Veriut) se do të fillojmë negociatat e anëtarësimit. Ai dhe Boyko Borisov(kryeministri i Bullgarisë) mbrojnë kufijtë tanë shumë më mirë se disa kolegëtë tjerë të Shengenit", tha ai.

Vuçiç: Gjithmonë është mirë t'i përkasëshklubit të BE-së

Nëpanel, foli edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. I pyetur nëse në Serbiekziston një lloj i “evropianizmit të rremë”, ai tha se Serbia është në rrugënevropiane, porse ajo është e vetëdijshme se nuk është tema kryesore nëBashkimin Evropian, dhe se opinioni publik në Serbi nuk është "shumëentuziast" kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE.

"Serbianuk është shumë entuziaste për këtë çështje. Rreth 40 për qind e njerëzve janëkundër politikës sonë për t'u anëtarësuar në BE, kryesisht sepse ata e shohinBashkimin Evropian si një organizatë që ushtron presion mbi njohjen epavarësisë së Kosovës. Kjo është e vërtetë, por nuk ka rëndësi. Udhëheqjapolitike ne jemi në rrugën tonë për në Bashkimin Evropian dhe po përballemi meprobleme të shumta", tha Vuçiç.

Duke folur për anëtarësimin në BE, Vuçiq tha se është gjithmonëmë mirë t'i përkasësh atij klubi sesa të mos jesh anëtar.

"Kurflasim për Bashkimin Evropian, po, ne do të donim të bashkoheshim me atë klub.Ne kemi mbështetje të madhe në BE, kurrë nuk kemi nënvlerësuar mbështetjen qëkemi marrë deri më tani. Por, në të njëjtën kohë, ne kemi idetë tona, ne shohimse çfarë po ndodh brenda Bashkimit Evropian dhe çfarë po ndodh ndërmjetSHBA.-së dhe BE-së ", tha Vuçiq.

Forumi i Bledit mbahet tash e 15 vite dhe është një projekt i Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, që organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Sllovenisë dhe organizata qeveritare Qendra për Perspektivën Evropiane./REL/