Dialogu Prishtinë – Beograd pa marrëveshje

Disa orë bisedime në Bruksel mes përfaqësuesve të Kosovësdhe Serbisë nuk prodhuan ndonjë marrëveshje. Të gjitha palët dolën me qëndrimetë ndryshme nga takimi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Takimi i radhësmes udhëheqësve të të dy vendeve do të mbahet më 6 shtator, po në Bruksel.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, MiroslavLajcak njoftoi se bisedimet në Bruksel në nivel ekspertësh nuk ishte të lehta,por ato paraqesin një hap përpara për normalizimin e marrëdhënieve midis dyvendeve.

Bisedimet midis Lajcak-ut, përfaqësuesit të Kosovës Skënder Hyseni dhe atijtë Serbisë Marko Đurić zgjatën disa orë.

"Bisedimet nuk ishte të thjeshta, por ato hodhën bazën dhe një happërpara për qëllimin përfundimtar të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, qëështë normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës," tha Lajcak-u.

Ndryshe nga optimizmi i zyrtarit europian, koordinatori shtetëror i Kosovëspër dialogun me Serbinë, Skender Hyseni tha se pala serbe u tregua jokonstruktivenë bisedime.

"Serbia u përpoq të rihapë kapituj të caktuar tëmarrëveshjes gjithëpërfshirëse, mbi të cilët kemi pasur një marrëveshje nëparim. E gjithë kjo konfirmon shqetësimin tim, të cilin unë e kam shprehurtashmë, se Serbia synon të zgjasë procesin, dhe të vendosë në tryezë çështje qëkanë vetëm një qëllim, të vonojnë procesin", tha Hyseni në fund të takimit.

Ndërsa, kreu i delegacionit serb në bisedime, Marko Gjuriç, i cilësoi siteknike bisedimet, duke thënë se palët kanë diskutuar "për të pagjeturitdhe zhvendosurit brenda Kosovës, si dhe çështje ekonomike".

"Ne sot luftuam këtu për interesat serbe përmeszgjidhjes së problemeve për çështjet jetike të njerëzve të zakonshëm, dheçështja jetike e popullit tonë në Kosovë është të zbulojmë fatin e mbi 500serbëve", tha Gjuriç.

Takimet midis Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë më 6 qershor në Bruksel mepjesëmarrjen e kryeministrit Avdullh Hoti dhe presidentit serb AleksandarVucic.

Më pas pritet një tjetër takim në Uashington i ndërmjetësuar ngaKëshilltari për Sigurinë Kombëtare Robert O’Brian dhe i dërguari i presidentitTrump për dialogun, Richard Grenell.